Shpallja “non grata” e Berishës nga Britania e Madhe, Papa: Akt qesharak! Fazlliç është më i lidhur me Ramën se me ish-kryeministrin 

0
649

Gazetari Robert Papa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se shpallja non-grata e Berishës nga Britania e Madhe ishte një akt qesharak dhe se ka qenë ambasadorja amerikane në Shqipëri ajo që ka furnizuar me informacione atë britanik. Duke vijuar shpjegimin e tij, Papa tha se britanikët duhet të kuptojnë kush është e keqja e Shqipërisë dhe kush i ka vjedhur realisht zgjedhjet, një nga akuzat e listuara nga Londra.

 

Përsëri një akt qesharak. Është shabllon ka vetëm një detaj për një biznesmen karagjoz për Fazlliçin. Letra vjen nga ministri i Brendshëm, tregon qartë që ambasadori amerikan në Tiranë e ka furnizuar me informacione atë britanik. Nga e dinte Rama dhe një gazetë afër tij që Berishës do i ndalohej hyrja. Vrulli i madh i non-gratës u kthye rnë boomerang. Të akuzosh Berishën për lidhje me krimin, kur Rama kërkon amnistinë më duket qesharake.

 

Britania ka dhënë azile ndaj njerëzve që kanë kryer krime. Berishës i mjafton non ngrata amerikane e s’ka nevojë nga Britania. Britanikët duhet të kuptojnë kush është e keqja për Shqipërisë dhe të kuptojnë si krimi ka ndikuar në vjedhjen e  zgjedhjeve.

 

Papa tha se biznesmeni Fazlliç që përmendej në letrën nga Britania e Madhe është një nga ata njerëz që kërkojnë të përfitojnë dhe kjo është e keqja e lobingut duke shtuar se ai është më i lidhur me Ramën se me Berishën.

 

Fazlliç është nga ata njerëz që kërkojnë të përfitojnë dhe kjo  është e keqja e lobingut, por  aktualisht Fazlliç është më shumë i lidhur me Ramën sesa me Berishën.

 

Fazlliç ka bërë miliona në Shqipëri, mund t’i mos ketë berë me paratë e qeverisë, por ka bërë miliona. Fazlliç i lidhur më shumë me Ramën se me Berishën, informacioni është i vjetër. Nuk është se britanikët nuk kanë gabuar me non-grata.

 

Për ne është e rëndë se nuk ka drejtpeshim si majtas dhe djathtas merret shembulli. Në letër thuhet se kryesorja është vjedhja e votës, dihet kush i ka vjedhur votat. Nga materialet që shohin nuk janë dosje hetuesi me fakte por dënime.  Britanikët kërkojnë të luajnë rol ndërkomëbtar.

 

Papa tha më tej se nuk beson se opozita ka të drejtë që të kërkojë përmbysjen e qeverisë me çdo mjet, do ishte e pëlqyeshme me votë, por nëse nuk ndryshon sistemi protestat do të jenë të tilla që përmbysja të ndodhë edhe me dhunë.

 

Nuk besoj se do të jetë e nevojshme që Shqipëria  të kthehet në këto lloj protestash. Nuk do të dëshiroja të ketë dhunë, pamje si në Sri Lanka, por kjo varet nga krahu tjetër, mënyra si do reagojnë nga kundështimi e njerëzve. Në 7 korrik nuk kishte vetëm demokratë, por edhe socialistë dhe njerëz të tjerë.

 

Opozita ka të drejtë që të kërkojë përmbysjen e qeverisë me çdo mjet, do ishte e pëlqyeshme me votë, por nëse nuk ndryshon sistemi protestat do të jenë të tilla që përmbysja të ndodhë edhe me dhunë. Berisha e ka vënë veten në dispozicion, fakti që po e sulmojnë zgjuan një kafshë sociale politike që për 30 vitet e fundit është i fuqishëm.

 

Papa tha se Meta do të rizgjidhet në krye të LSI dhe shtoi se edhe pse ai personalisht nuk e dëshiron nuk sheh ndonjë pengesë që Berisha të kërkojë ndohmën e Metës.

 

Partisë shqiptare janë si garnizione, Meta do të rizgjidhet përsëri. Nuk është normale që një president të kthehet në politikë. Pse kthehet, natyrisht për të mbrojtur veten.

 

Të largohet klasa e majtë që s’është ashtu, por është kthyer në vasale të Serbisë. Nuk shoh ndonjë pengesë që Berisha të kërkojë ndihmën e Metës, unë nuK e dua dhe shumë demokratë nuk janë dakord.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here