Krimi godet në Tiranë, vritet një vajzë 17-vjeçare dhe plagoset shoku i saj! Mungesë e plotë rendi dhe sigurie…

0
106

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me force krimin e mbremshëm në Laprakë ku mbeti e vrarë 17 vjeçarja Briselda Gjikola dhe u plagos shoku i saj.

Z. Berisha shkruan në reagimin e tij, ka dënuar edhe mungesën e plotë të rendit dhe sigurisë në Tiranë dhe në Shqipëri.

Ja reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha  

Krimi godet ne Tirane, vritet nje vajze 17 vjeçare dhe plagoset shoku i saj!

E mbremshmja ishte nje nate e zeze per 17 vjeçaren Briselda Gjikola qe u ekzekutua ne mes te rruges nga nje dore kriminale ne Tirane. Ne kete atentat u plagos dhe shoku i saj Erion Bengo.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes dhe uruar sherim te plagosurit, denoj me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar dhe mungesen e plote te rendit dhe sigurise ne Tirane dhe ne Shqiperi! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here