Të shtëna me armë në Vlorë, sherri nisi për parkimi e makinës, momenti kur FNSH shtrinë në tokë një person

0
228

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Vlorë, ku pas një konflikti një person gjuajti me armë në ajër.

Bëhet me dije se shkak për sherrin është bërë parkimi i makinës. Pas sherrit autori ka marrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar. Në foton më sipër ëështë edhe momenti kur FNSH ka shtrirë nj tokë një person, që nuk dihet nëse ka qenë i përfshirë në gjarje apo është autori që qëlloi me armë.

“Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt” njofton policia.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here