Nga “Dhëmbët e Dragoit” te “Unaza e padukshmërisë”: 10 objektet mitologjike më manhitëse

0
537

Ndoshta që fëmijë keni adhuruar Indiana Jones, apo dhe keni dashur të gjeni thesaret e humbura prej kohësh të njerëzimit. Mitologjia ka qenë e mbushur me objekte të fuqishme misterioze që i japin zotëruesit aftësi unike. Kjo listë ju vendos në botën misterioze të fuqive fantastike. 

 

10 – Guri Cintamani

cintimani-e1375316049209

Pjesa më e madhe e njerëzve janë të njohur me konceptin dhe emrin e Gurit Filozofik, por të paktë janë ata që kanë dëgjuar rreth Gurit Cintamani. E menduar të jetë humbur diku në Azinë Juglindore, ky gur është ekuivalenti i Gurit Filozofik. Guri mendohet të jetë relikë e Budës, dhe ka aftësinë e plotësimit të dëshirave. Përveç fuqive mbinatyrore, guri përfaqëson vlerat dhe mësimet Budiste. Sigurisht që ky gur nuk është gjetur asnjëherë, dhe asnjëherë nuk ka patur prova faktike të ekzistencës së tij.

 

9 – Këpucët që bëjnë “7 njësi”

boots-e1375315983276

Këpucët “7 njësi”, janë një artifakt në shumë përralla dhe histori europiane. Këto lejonin personin që i vishte që të udhëtonte “7 njësi” (afërsisht 5 kilometra) për çdo hap. Këpucët nuk janë shumë të njohura, dhe janë shfaqur për herë të parë në përrallën franceze Gishtëzo. Në histori, Gishtëzo është një djalë i vogël, që është jashtëzakonisht shumë inteligjent. Kur prindërit braktisin atë dhe vëllezërit e tij, ai bëhet “burri i shtëpisë”. Kur një vigan vendos të përdorë vëllezërit e tij si ushqim, Gishtëzo vjedh këpucët e tij magjike dhe i përdor ato për tu arratisur dhe për të krijuar pasuri për familjen e tij.

8 – Unaza e Gyges

the-one-ring-e1375311691730

Të shumtë janë ata që kanë parë “Mbretin e Unazave” dhe janë familjarë me Unazën e Vetme, unazën e mallkuar që i fal padukshmëri personit që e mban atë, por eventualisht korrupton shpirtin e atyre që e mbajnë. Fatmirësisht mitologjia ka një unazë që i ofron padukshmërinë personave, pa shkaktuar efektet negative të përmendura më lart. Unaza e Gyges është një unazë e përmendur në një histori të treguar nga filozofi Platon. Në histori, Gyge është një bari që gjen një unazë, pasi një tërmet nxjerr në dukje një shpellë në afërsi të vendit ku ai kullot bagëtinë. Pasi hyn në shpellë, Gyge gjen një unazë në gishtin e një trupi që nuk ngjason me atë të një njeriu. Kur ai e vendos unazën në gisht, ai zbulon se mund të bëhet i padukshëm duke e rregulluar atë. Atëherë Gyge shkon në pallatin e mbretërisë së tij, i vardiset gruas së mbretit, më pas e vret atë dhe bëhet mbret i Lidias. Ndaj… ndoshta nuk është tërësisht e vërteta pjesa e ndikimit të saj në shpirt.

7 – Dora e Lavdisë

hand_of_glory-e1375312404605

Ky është një objekt për të cilin është shpresuar që të mos gjendet apo zotërohet asnjëherë nga hajdutët. Dora e Lavdisë është krijuar nga dora e mallkuar e një vrasësi. Një qiri dylli është ngulur në një nga gishtat e tij dhe flokët e personit të vdekur janë përdorur si fitil. Ai kishte fuqinë e hapjes së dyerve dhe të ngrinte njerëzit. Flakët e tij mund të fikeshin vetëm nga hajduti që e zotëronte atë, dhe do të kishte qenë një mjet efikas kriminal, nëse realisht do të kishte ekzistuar. Në ditët e tij, Dora e Lavdisë konsiderohej të ishte produkt i një magjie të zezë.

6 – Skatert Samobranka

picnic_eating-e1375312899360

Le të themi se ju keni dalë për piknik dhe keni harruar ushqimet. Ky nuk është një problem, ju thjesht duhet të përdorni Skatert Samobrankën. Skatert Samobranka ishte një mbulesë tavoline magjike, që mund të prodhonte ushqim kur hapej, dhe pastrohej sërish vetë kur palosej sërish. Si me të gjitha objektet e tjera me fuqi mbinatyrore, edhe me këtë kishte disa rregulla që duheshin zbatuar. Skatert Samobranka ishte e ndjeshme, ndaj duhej treguar kujdes dhe mirësjellje. Nëse zemërohej, ajo mund të shkatërronte ushqimin, dhe çdo dëmtim apo vrimë që mund t’i shkaktohej ajo mund të humbiste dalë ngadalë fuqitë e saj magjike. Kjo ishte një mbulesë tavoline me temperament.

5 – Libri i Thoth, Zot i Egjiptit

ancienttomesmall-e1375313834393

Libri i Thoth ishte një libër i magjisë antike e përdorur nga Zoti i Egjiptit, zot i zgjuarsisë dhe magjisë, Thoth. Libri i Thoth mendohes se përmbante dy lloj shqiptimesh: një për të kuptuar kafshët dhe një për të kuptuar mendjen e zotave. Në një histori antike egjiptiane, në princ egjiptian gjeti librin pasi ju shmang një sërë kurthesh. Si ndëshkim për gjetjen e librit, u vra familja e tij, dhe më pas vetë princi kreu vetëvrasje. Vite më vonë, një princ i ri e gjeti sërish librin, por u këshillua nga fantazma e princit të vjetër që të mos e merrte atë. Ai nuk e dëgjoi këshillën e tij, dhe pas kësaj ai u bind nga një grua e bukur dhe e re që të poshtëronte veten dhe të vriste fëmijët e tij. Megjithatë, ai zbuloi se gjithçka kishte qenë një iluzion i krijuar nga fantazma e princit të vjetër, si një formë paralajmërimi. Ai vuri librin në varrin e princit dhe u largua.

 

4 – Helmeta e Padukshmërisë

medusa-e1375314282746

Një tjetër legjendë greke, Helmeta e Padukshmërisë, ishte një helmet që dikur zotërohej nga heroi Perseu, dhe që mund të shkaktonte efektin e të qënit i padukshëm. Ajo është një nga tre objektet e dhëna Perseut. Perseu e përdori helmetën në kërkimin e tij për të vrarë meduzën. Ajo parandalonte që gazi i saj ngrirës të arrinte të prekte dhe të ndikonte tek ai. Perseu u kthye me kokën e Meduzës, gjë që tregoi suksesin e tij.

3 – Shtiza e fatit

spear-2-e1375314820729

Shtiza e Fatit është një relikë e shenjtë në besimin kristian. Thuhej se shtiza që u përdor për të shpuar Krishtin, kishte fuqi unike. Supozohej se vetëm ai që zotëronte Shtizën e Fatot do të mund të kontrollonte botën. Konspiratorë të shumtë dikur tregonin se Hitleri, mori shtizën dhe përdori aftësitë dhe fuqitë e saj për të pushtuar Europën. Më pas, kur gjenerali Paton arriti në Nuremburg, ai mori shtizën nga qyteti dhe shumë shpejt pas kësaj përfundoi sundimi i tmerrshëm i Hitlerit.

2 – Kostelacioni Argo

argo-e1375315007625

Çokush që ka njohuri mbi mitologjinë klasike, ndoshta ka njohuri dhe mbi Argonautikën e Apollit të Rodosit, historia e Jason dhe skuadrës së tij të heronjve, që pretendonin të fitonin Fronin e Artë të Kolkis – në këtë mënyrë Jason mund të bëhej sundimtar i tij. Anija mendohej të ketë qenë nën mbrojtjen e perëndeshë Herës, dhe ishte e përbërë nga drunjtë e pyllit të Dodonës, që kishin fuqi profecie. Pas luftës për Fronin e Artë, Argo u zhvendos në qiell si konstelacion yjor.

1 – Dhëmbët e Dragoit

chiang-rai-dragon-e1375315650395

Dragonjtë janë shembulli më i mirë i monstrave që bënin pjesë në folklorin europian: të mëdhenj, hardhuca zjarr lëshuese që mund të shpjegojnë kockat e dinozaurëve të mesjetës. Legjenda greke e Kadmusit deklaron se, në kohët e mëparshme, Kadmus vrau dragoin e shenjtë të zotit të luftës, Aresin. Athina, motra e Aresit, i kërkoi Kadmusit të mbillte dhëmbët e dragoit, të cilët u rritën në një fushë betejë ushtarake. Më pas ai hodhi në mes të ushtarëve një gur të çmuar, për të cilin luftuan të gjithë prej tre, deri sa mbetën 5 të mbijetuar. Më pas, këta të pestë, u vunë në kërkim të qytetit të Tebës. Në ditët e sotme, “të mbjellësh dhëmbë dragoi” nënkupton të shkaktosh konflikte apo luftra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here