Djalin e masakruan, me leva dhe dru/ E ëma e Marsel Osmanit ndihet e lehtësuar pas arrestimit të autorit të tretë të vrasjes…

0
100

E ëma e Marsel Osmanit ndihet e lehtësuar pas arrestimit të Angel Miçanit, autori i tretë i dyshuar për vrasjen e të birit.

Edhe pse arrestimi erdhi pesë vite nga ngjarja e rëndë, Adelina Trimi thotë se më në fund drejtësia u vu në vend, falë edhe presionit të mediave që në vijimësi kanë transmetuar pamje të marra nga kamerat e sigurisë që tregonin qartë çfarë kishte ndodhur.

“Djalin e masakruan, e kanë goditur me leva dhe dru, kishte shenja në të gjithë trupin, në kokë ishte goditur me levë dhe djali kishte vdekur në vend jo në spital.

Unë e dija që i përfshirë ishte Angel Miçani sepse ai e goditi me makinë dhe më pas me leva, duke i thyer edhe brinjët.

Kam pesë vjet që kam kërkuar të vihet para përgjegjësisë Angeli sepse në CD që paraqisja në gjykatë dukej që ai ishte bashkëpunëtor. Më në fund drejtësia u vendos, falë mediave që e kanë trajtuar këtë ngjarje të rëndë që i ndodhi djalit tim”.

Për tre të arrestuarit që i masakruan djalin ajo ka vetëm një kërkesë për drejtësinë, të marrin dënimin maksimal.

“Kërkoj dënim maksimal për të tre autorët sepse më morën dritën e syve, unë vetëm atë djalë kisha, dhe tani jam e vetme”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here