Kujdes i veçantë për varrimin e Edison Harizaj

0
505

 

Edison Harizaj, i quajtur ndryshe dhe Edi Faqedjeguri, apo Il Padrino është përcjellë në banesën e fundit dy ditë më parë, në Vlorë, me një pjesëmarrje shumë të lartë të të afërmve dhe miqve të tij.

Miqtë e tij janë kujdesur që të mbajnë larg jo vetëm mediat, por edhe persona që mund të cënonin lamtumirën e fundit për Harizajn, që duhet thënë se ka qenë një nga njerëzit më me ndikim në qytetin e Vlorës.

Ceremonia ka qenë tërësisht private dhe larg ‘të paftuarve’, madje në rrugën ku ka kaluar kortezhi nuk ka pasur asnjë makinë tjetër.

Të paktën 500 persona morën pjesë në ceremoninë e varrimit, ndërsa vargu i makinave të kortezhit shkoi në 2-3 km.

Harizaj u ekzekutua në një atentat të tipit mafioz mbrëmjen e së martës, së bashku me mikun e tij Genti Caca, nga persona që ende nuk janë identifikuar nga ana e policisë.

Derimë tani nuk ka asnjë person të dyshuar lidhur me ngjarjen, ndërsaa burime bëjnë me dije se porositësi mund të ketë qenë nga Belgjika, dhe dyshohet për larje hesapesh, apo hakmarrje për zhdukjen e Albano Xhaferrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here