VIDEO/ Si kapitulloi Millosheviçi në restorantin e shqiptarit në Bllacë

0
176

Ramadan Sadiku, pronar i restorantit ‘Evropa 93’ që gjendet disa metra sa kalohet kufiri Kosovë-Maqedoni priti mysafirë që e shndërruan atë vend në lokacion me rëndësi historike.

 

 

Restoranti ‘Evropa 93’, atëherë pati mysafirë gjeneralë të NATO-s dhe ish-Republikës Jugosllave që në atmosferë të tensionuar diskutuan tërheqjen e forcave jugosllave nga Kosova. 6 qershorin e vitit 1999, Ramadani e kujton si ditë të rëndë por shumë të rëndësishme për të.

Në fotografitë që i ka renditur në murin e restorantit të tij ai tregon se si dukej oborri i mbushur me artileri rivale. Në mesin e një lufte të ashpër atij i kishte rënë hise t’u bënte konak dy palëve që duke përjashtuar shqiptarët vendosnin për fatin e tyre në Kosovë.

“Në këtë objekt para se të fillojnë ato biseda kanë ardhë dy ushtarakë të NATO-s dhe kemi bërë një bisedë, një kontratë me ata që t’ua liroj objektin. Mua m’u duk shumë e randë se na thanë të largohemi të gjithë prej këtu dhe objekti të jetë në dorë të atyre. Pas dy ditësh erdhën gjeneralët, Gjenerali i NATO-s Mike Jackson dhe më vonë delegacioni ushtarak serb mirëpo me të dëgjuar se këtu është pronari shqiptar, serbët erdhën me vonesë”, rrëfen Sadiku. Përderisa objekti mbeti i rezervuar për dy javë, Ramadani ishte i vetmi shqiptar dhe jo ushtarak që pati të drejtë të qëndrojë në ambientin ku bisedat zhvilloheshin shpeshherë edhe me tone kërcënuese.

“Unë shumicën e kohës kam qenë prezent anash, përveç 14 personave që kanë qenë gjeneralët dhe eprorë të lartë, këtu ka pasur edhe oficerë të tjerë, krejtësisht rreth 40 persona. Unë në ditën e tretë e kam ditë se çka do të ndodhë për arsye se i kam dëgjuar bisedat, ata flisnin me agresivitet dhe ishte një moment që u acaruan shumë keq sa që gjenerali i NATO-s u çu në këmbë dhe ju tha se ne, doni apo s’doni ju, do të futemi në Kosovë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here