Tramexani bën “spiunin”: Kujt duhet t’i tremben italianët te Shqipëria

0
159

Paolo Tramexani paralajmëron Italinë se e pret një ndeshje shumë e vështirë me Shqipërinë. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit në Kombëtaren shqiptare, madje u ka treguar rivalëve edhe pikat më të forta të kuqezinjve.

“Hysajn e njohim të gjithë dhe e dimë se çfarë është i aftë të bëjë, Strakosha është duke u rritur te Lacio, Basha dhe Memushaj kanë eksperiencë. Edhe sulmuesit Balaj e Sadiku në Kombëtare janë shumë të rrezikshëm. Forca e tyre më e madhe është grupi dhe motivimi për Kombëtaren. Lojtarët janë rritur shumë”, tha fillimisht Tramexani.

Ai sqaron se Italia duhet t’i trembet kësaj Shqipërie. “Duhet të trembet nga kjo Shqipëri, sepse ka dëshirë për të marrë rezultat pozitiv pas humbjes me Izraelin. Do të shfrytëzojë entuziazmin dhe organizimin që ka. Italia në aspektin individual ka diçka më shumë, por nuk e di a do të mjaftojë”, përfundoi trajneri i Luganos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here