Nuk ndalet hakmarrja e Ramës! Pas procedimit penal vjen penalizmi tjetër për deputetët e opozitës

0
269
Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Partia Socialiste kërkon përjashtimin 10 ditë nga Kuvendi, të 7 deputetëve të opozitës, të PD dhe LSI për shkak të protestës së tyre ditën e votimit të Prokurores së përkohshme.

Socialistët kërkojnë përjashtimin e Kejdi Mehmetit, Monika Kryemadhit, Endrit Braimllarit, Flamur Nokës, Bardh Spahisë, Endri Hasës, Ervin Salianjit.

Kërkesa e PS vjen pasi, në një deklaratë të përbashkët, Policia e Prokuroria e Tiranës njoftoi dje se ka nisur hetimet ndaj 10 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pas protestës para parlamentit.

Disa deputetë të opozitës e cilësuar nisjen e hetimeve ndaj tyre të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

Procedimet

Në një deklaratë të përbashkët të Policisë Tiranë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë thuhej se ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike’, në ngarkim të deputetëve Flamur Noka, Grida Duma dhe Edi Paloka.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik në ngarkim të deputetëve: Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Ervin Salianki, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Fjoida Kërpaçi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.

Ndërsa për Eno Bozdon, sekretarin organizativ të PD-së, ka nisur procedimi penal për veprën “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here