Kuvendi vendos sot për 4 ministrat e rinj. Si do votojë LSI për Fatmir Xhafajn?

0
142

Kuvendi pritet të votojë në seancën e sotme plenare dekretet e Presidentit për emërimin e 4 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

 

 

Deputetët e maxhorancës pritet të miratojnë sot emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, të Ogerta Manastirliut në postin e ministrit të Shëndetësisë, të Eduard Shalsit në atë të ministrit të Çështjeve Vendore, dhe të Olta Xhackës në postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur zëra të ndryshëm lidhur me qëndrimin që do të mbajë LSI ndaj kandidaturës së Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në konferencën e së dielës së kaluar, Presidenti Nishani tha se nuk mund të refuzonte propozimet e kryeministrit për këto poste, por theksoi se e shihte kandidaturën e Xhafajt si të papërshtatshme.

Krahas dekreteve të Presidentit për katër ministrat e rinj, seanca do të votojë dhe dekretet e shkarkimit të katër ministrave që lënë detyrën: Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm; Ilir Beqaj nga ai i Shëndetësisë; Bledi Çuçi nga posti i ministrit të Cështjeve Vendore, dhe Blendi Klosi nga minister i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Seanca e sotme do të zhvillohet sërish pa opozitën, e cila prej më shumë se një muaji vijon të bojkotojë Parlamentin duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që sipas saj do të mbahen nga një qeveri teknike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here