Sulltan Novruzi/ Nis festa tek Kryegjyshata Bektashiane, i pranishëm dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta

0
247

Të gjithë besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit. Besimtarët janë mbledhur në Kryegjyshatën Bektashiane ku kanë nisur dhe festimet. Në ceremoni është i pranishëm dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

 

 

Në këtë ditë kremtohet ditëlindja e imam Aliut dhe ndryshe njihet nga besimtarët bektashinj si dita e rilindjes së madhe.

Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet  më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.

Në ditën e Sulltan Novruzit gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here