Shpërndahen  2515 lejeve të legalizimit në Sukth, Meta: Procesi s’ka asnjë krahasim me të kaluarën

0
225

ALUIZNI

 

Zona e Sukthit është pajisur ditën e djeshme me 2515 certifikata të legalizimit, duke bërë kështu që banorët ti kenë tashmë pronat në pronësinë e tyre. Në shpërndarjen e lejeve ka marrë pjesë Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta. Në fjalën e tij në këtë aktiviet kryetari i kuvendit ka vlerësuar punë e madhe të bërë nga drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame dhe Drejtori i ALUIZNI-t Durrës, z. Flamur Gjuzi. Njëkohësisht, z. Meta nënvizoi përkushtimin dhe angazhimin për t’i dhënë një zgjidhje një herë e përgjithmonë një problemi jetik për të gjithë qytetarët. Sipas tij pajisja më këtë leje legalizim është sigurimi i jetës së çdo banori në banesat e tyre.

Fjalimi i Metës

“Në më pak se katër vjet nuk ka asnjë krahasim me të kaluarën. Kjo nuk është thjesht për t’u krahasuar me të kaluarën, por është për të vlerësuar atë përkushtim, atë angazhim dhe atë dedikim të gjithë stafit të ALUIZN-it për t’i dhënë një zgjidhje një herë e përgjithmonë një problemi jetik për të gjithë ju. Njëkohësisht për t’ju dhënë mundësinë që jo vetëm të merrni sot këto dokumente kaq jetike për pronat tuaja, por njëkohësisht edhe për të qenë të qetë, por njëkohësisht për t’ju dhënë mundësinë për t’ i vënë ato në qarkullim ekonomik në interesin e familjeve tuaja dhe të mirëqenies suaj”, – tha Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se legalizimi i pronave i jep një dimension tjetër kësaj zone që ka vlera të mëdha.  “Kjo është një zonë e jashtëzakonshme dhe këto prona kanë një vlerë të jashtëzakonshme, edhe për shkak të zonës ku jemi, një zonë pranë bregdetit, pranë akseve kryesore të zhvillimit të vendit dhe absolutisht që legalizimi u jep një dimension tjetër, një vlerë tjetër pronave tuaja, prandaj t’i gëzoni ju dhe fëmijët tuaj brez pas brezi”, – deklaroi z. Ilir Meta.

 

Të pranishëm në ceremoni

 

Në cermonin e marrjes së lejeve të legalizimit për 2515 ndërtesa kanë qenë edhe Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka, Ministrja e Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni, Kryetari i Bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame, Drejtori i ALUIZNI-t për Qarkun Durrës, z. Flamur Gjuzi, deputeti i LSI-së, z. Spartak Braho, etj. Në fjalën e tij për këtë arritje të madhe Minsitri i Mjedisit Lefter Koka shprehu përgjegjësinë për të kryer në kohë me cilësi shërbimin ndaj qytetarëve, duke e siguruar këtë leje për të gjithë banorët. “Kjo është për çdo institucion që ndjen përgjegjësinë për të kryer në kohë me cilësi shërbimin ndaj qytetarëve dhe unë besoj se qeveria ndihet shumë mirë kur institucione si rasti në fjalë e kryejnë shërbimin ndaj qytetarëve shumë mirë në kohë dhe me cilësi. Ajo që kemi kërkuar dhe kërkojmë në vazhdimësinë në të gjithë sektorët, është bashkëpunimi dhe sukses që vjen vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, diskutimit dhe mirëkuptimit. Kjo është punë e vështirë dhe pa pjesëmarrjen tuaj aktive, pa gjetur mirëkuptimin e përbashkët nuk do të mundemi dot të mbarojmë këto procese kaq të rëndësishme dhe jetike”, – deklaroi Ministri Koka.

 

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame, u shpreh se janë dashur shumë ndryshime në legjislacion për të arritur në këtë proces dhe për të trajtuar ndërtimet pa leje.

“Praktikisht mund të themi se është përfunduar e gjithë ajo masë e ndërtimeve që mund të trajtohej. Na është dashur të bëjmë ndryshime në legjislacion, në të cilat qeverisë i është gjendur pranë dhe ka qenë në dispozicion edhe Kuvendi i Shqipërisë me diskutimet që janë bërë në komisionet parlamentare dhe më tej për miratimin e tyre, që ne sot jemi këtu për t’i dhënë fund këtij procesi. Realisht është një gjë e jashtëzakonshme dhe ndihma që kanë legjislatori për avancimin nga pikëpamja teorike dhe legjislative e procesit”, – deklaroi z. Lame.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here