Bujar Kapexhiu: Skap, një protezë që s’kafshon të fortët! A nuk ju vjen me qesh për drejtësinë?

0
191

Mjeshtri i karikaturës Bujar Kapexhiu i është bashkuar protestës në ‘Rrugën e Shpresës’, të mbështetësve të lideri të opozitës Sali Berisha, të cilët kundërshtojnë vendimin politik të dhënë nga gjykata nën dirigjimin e Edi Ramës.

Kapexhiu i bëri hejonë liderit të opozitës Sali Berisha dhe rezistencës së tij ndaj duke e quajtur ‘njeriu i shpresës’.

Artisti u ndal edhe te drejtësia e re e trumbetuar SPAK, duke e quajtur ‘Skap’ dhe krahasuar me protezat e të vendosura në gojë, që sipas tij nuk të lënë të kafshojë të fortëtë por disa langaraqë.

KapexhiuTë nderuar zonja dhe zotërinj! Të respektuar pjesëmarrës, luftëtarë të lirisë dhe të së drejtës, dashamirës të demokracisë, dashnorë të progresit dhe kundërshtarë të diktaturës! Mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur sonte si çdo natë në këtë rrugicë të Tiranës, rrugicë e thjeshtë si të gjitha rrugët e tjera por çuditërisht këto kohë po hyn në histori dhe po bëhet shumë e rëndësishme sepse për një gjë të madhe, po hyn në histori sepse në këtë rrugicë banon dhe jeton njeriu i shpresës, prandaj më lejoni ti drejtohem Doktor Berisha, njësoj siç i jam drejtuar para 60 vitesh kur u takuam për herë të parë.

Të dy u moshuam sëbashku, nuk them u plakët se nuk më pëlqen por mosha jonë duam s’duam jemi në dishezë por çuditërisht ju qëndruat. Përse? Disa do thonë që jeni kokëfortë, por unë do të them që është i vendosur për të drejtën dhe të vërtetën prandaj ju u kthyet mbrapa. Ne jemi në dishezë kurse ju jeni në të përpjetë dhe përse sepse tani në moshën e tretë ju po ecni në rrugën e rinisë së dytë dhe siç thonë tiransit, rruga e mbarë, hallall të qoftë, daltë për mbarë.

Sonte nuk vi vetëm si dibran por vij në rradhë të parë si qytetar i Republikës së Shqipërisë, qytetar i këtij shteti që prej 10 vitesh ka marrë formën e një lëmshi.

Edhe spo dimë kund sesi ta ç’pleksim. Lëmsh në qeveri, lëmsh në politikë, lëmsh në drejtësi, lëmsh në art në kulturë, kudo vetëm një lëmsh dhe qeveritarët thonë më mirë se në Europë mund të shkojmë duke u rrokullisur në formën e lëshmit por jo e keqja është se në krye të lëmshit ka një nyje, fija ka një nyje dhe këtë nyje mund ta heqin vetëm dy, ose ndërkombëtarët ose juve.

Pra ne duhet këtë nyje ta presim, gërshërët i kemi, i kemi përdorur dhe herë tjetër, se i përdorëm dhe këtë herë qarja jonë është.

Duke e nisur dhe duke ju parë dhe juve herë të mërzitur herë të revoltuar të them të drejtën për gjërat që ju mbanit qëndrimet të tilla, ndoshta nga zanati dhe profesioni që kam mua më vjen me qesh. Qesh me këto gjëra që ndodhin këtu dhe këto i kam pasqyruar dhe në gazetë që edhe të qeshim sepse e qeshura revoltës i japin më forcë.

 A nuk ju vjen me qesh për drejtësinë? Drejtësia është më qesharakja që nuk ka megjithëse u bë me bujë të madhe dhe problemi është që drejtësia u bë me bujë të madhe që do të bëhet një reformë dhe populli thotë u mbars mali dhe polli një mi, dhe çfarë doli nga e gjithë ajo, kjo drejtësi, por ajo që është më e bukura dhe që më bën të qesh akoma më tepër është SPAK.

Kam qeshur shumë kur e dëgjova për herë të parë ‘Skapi’, sepse në rininë time kur shikonim në rrugë ndonjë qen i thoshim skape. Kush kafshonte kush lëpinte dhe ata që nuk kishin fuqi për këto gjëra me bishtin ndërshalë iknin.

Problemi është a kafshon ky ‘Skapi’ jonë? Jo! Pse nuk kafshon ky ‘Skapi’ jonë? Sepse ‘Skapi’ jonë në kuadrin e drejtësisë është protezë sepse në ‘Skap’ ka shumë nga ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë qënë në diktaturë dhe ngaqë kanë bërë shumë zullume duan të vazhdojnë të bëjnë akoma më shumë zullume dhe prandaj ato janë të gjithë protezë.

Doni që ‘Skapi’ të kafshojë? Largoni protezat. Dhe kur vendos protezë dentisti thotë mos kafshoni gjëra të forta. Edhe ata nuk kafshojnë asnjë të fortë, gjejnë ca gjëra të buta ca lëngaraq dhe ato i kapin.

Prandaj në SPAK ose bë ‘Skap’ duhen të hiqen protezat dhe të mbillen dhëmb të rinj, rini që të jetë e fortë trime dhe e fuqishme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here