Është arritur të kapet në Shqipëri agjenti i trafikut të drogës, “arkitekti” i marrëveshjes mes grupeve kriminale të Napolit dhe Kalabrisë.
Ai është K. Kurti 26 vjec, i cili i shpëtoi operacionit tre javë më parë nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit, ku 32 persona, pjesëtarë të dy organizatave kriminale të dedikuara në trafikun ndërkombëtar dhe shpërndarjen e drogës u arrestuan në një operacion të policisë së Napolit në Itali.
Dy shqiptarët e përfshirë në këtë organizatë ishin Isat Cela dhe Kevin Kurti, 26 vjeç. 26-vjeçari konsiderohet “strumbullari” rreth të cilit u krye marrëveshja mes Simone Bartiromo, një element drejtues i organizatës nën hetim dhe Sebastiano Romeo, “furnizues” kalabrez i kokainës me qendër në Bianco.