FOTO+VIDEO/ Vdiq ditën e ditëlindjes, përcillet nga mijëra qytetarë shqiptari në Itali

0
218

Bazilika e vogël e San Sebastiano nuk ishte e mjaftueshme për të mbajtur të gjithë ata njerëz që dëshironin të merrnin pjesë në funeralin e Aurelio Hasajt këtë pasdite, shqiptari i ri i cili tragjikisht vdiq para pak ditesh, për shkak të një aksidenti me motor në Itali

Mesha u mbajt nga Kryeprifti i San Sebastianos At Tindaro Iannelli. Arkivoli ishte i mbuluar nga flamujt e Shqipërisë dhe Italisë, së bashku me atë të La Fenice të cilës djali i përkiste.

Në nder të tij, Komuna e shpalli sot një ditë zie. Në fund të homazheve kishte edhe një fjale te mbushur plot me emocione nga kusheriri i shtatëmbëdhjetë vjeçarit shqiptar, shokët e klasës dhe presidenti i shoqates La Fenice, Vittorio Marcini, i cili së bashku me vëllain e tij Alessio Hasaj, kane rrefyer te gjithë dhimbjen për vdekjen tragjike të Aurelios.

Pasi doli nga bazilika, në sheshin e mbushur nga mijera persona, arkivoli i Aurelios u percoll nga muzika që ai e donte aq shumë.

aurelio-hasaj-fb-300x225

Shqiptari ne momentin e aksidentit po udhëtonte me motor, së bashku me një shoqen e tij kur është përplasur me një shtyllë.

Ai ka fluturuar nga motori dhe është përplasur me kokë në asfalt. Edhe pse u dërgua shpejt në Spital, i riu nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Vajza e identifikuar me inicialet P.G. është jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here