Sulmi në Londër/ Trump i ofron mbështetje Theresa May

0
169

Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren Britanisë, Theresa May pas atentatit që ndodhi sot në Londër. Nga sulmi mediat britanike bëjnë me dije se kanë humbën jetën 4 persona dhe janë  plagosur 20 persona.

Shtëpia e Bardhë me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se presidenti Trump i ka ofruar kryeministres britanike, ndërsa premtoi bashkëpunim për të vendosur para drejtësisë agresorët.

“Presidenti Donald Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike me Theresa May, ku i ofroi ngushëllime për sulmin terrorist në Londër. Trump premtoi bashkëpunim dhe mbështetje të qeverisë së SHBA-së për vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të sulmit”- thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Një aziatk 40 vjeçar përplasi dhjetëra persona me makinë, ndërsa theri me thikë dhe një polic. Mes viktimave të raportuar është edhe agresori që u qëllua për vdekje nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here