Kisha ortodokse ruse në fundin e botës: Ja misteret e saj

0
578

Kisha e Trinisë së Shenjtë për shkak të largësisë së saj dhe lokacionit të pazakonshëm po tërheq vëmendjen e të gjithë besimtarëve të tyre.

Anëtarët e bazës uruguaiane në Antarktik, gazetarët dhe mysafirët tjerë, gjatë javës së parë të dhjetorit kanë vizituar Kishën e Trinisë së Shenjtë ruse në ishullin e Mbretit George.
Prifti u ka folur mysafirëve se si është ndërtuar kisha dhe u ka mbajtur fjalim edhe lidhur me kishat ortodokse dhe krishtere të shekullit 21.
Projekti ambicioz i ngritjes së kishës së përhershme apo manastirit në Antarktik ishte paraqitur gjatë vitit 1990. Organizata e bamirësisë e quajtur “Tempull për Antarktik”, ishte miratuar nga patriarku i atëhershëm rus Aleksit të tretë, pas së cilës ishin mbledhur donacione nga e gjithë Rusia.
Kisha është ndërtuar në stilin tradicional rus. Ka konstruksion nga druri dhe është e lartë rreth 15 metra dhe mund të pranojë deri në 30 besimtarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency