‘Gomari shkrimtar, një inkurajim për profesorin e vetëshpallur Gjekmarkaj’

0
201

Tritan Shehu, deputeti demokrat i Rithemelimit ia ka kthyer sy më sy e dhëmb për dhëmb, kolegut të tij deputet Agron Gjekmarkajt, epitetin dhe groteskun që ky përdori ndaj tij, për të goditur e qësendisur realisht, procesin e zgjedhjes së Kryetarit të ri të PD-së që u zhvillua të dielën.

Gjekmarkaj i ironizoi deputetët Tritan Shehu dhe Albana Vokshin, si “zgalemët e epokës së re”në shënimin e tij të fundit “Revolucioni po marshon”, të cilit , “zgalemi” Tritan Shehu iu kundërpërgjigj me fabulën e “Gomarit shkrimtar”.

“Gomari shkrimtar”, një inkurajim për profesorin e vetshpallur Gjekmarkaj! – i mëshoi dorës me forcë Tritan Shehu në Fb, duke i dërguar këtë mesazh, pedagogut që u bë deputet.

“E inkurajoj, – vazhdon Shehu, – të vazhdojë të shkruajë të tilla “bejte“, se ndoshta ndonjë ditë kështu mund të kuptojë realitetin e tij, gjë që “Gomari shkrimtar” nuk e arriti kurrë, ndërsa si deputet nuk më duket shpresëdhënës, jo vetëm për mungesën e plotë të etikës.

Në lidhje me vendosjen e emrit tim të deformuar nëpër ato, dëshiroj t’i them se nuk më shqetëson aspak me ato zhurma breshërie mitralozi që publikon edhe në adresën time, njëlloj si tingujt që nxirrte “Gomari shkrimtar”!

Përkundrazi, më zbavitin shumë, duke kuptuar deri ku mund të arrijë paaftësia dhe mendjengushtësia për të shkruar e dikujt, që kërkon të paraqitet si shkrues!

E gjithë kjo më kujton fabulën “Gomari shkrimtar” të Jutta Person. Pra e inkurajoj të vazhdoj të shkruajë sa më shumë të tilla “bejte”….

Vetëm diçka, por kjo është çështje e tij: kështu veçse vë gjithmonë dhe më shumë në pah problemet që qëndrojnë brenda tij, gjë që “Gomari shkrimtar” nuk arriti kurrë t’i kuptonte.

Sidoqoftë, le të shpresojmë se Agroni do t’ia arrijë një ditë së paku kësaj! Dhe për ta ndihmuar po i bashkangjis fabulën “Gomari shkrimtar”, nënvizon Shehu në përfundim./ar.sh/SYRI.NET

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here