Brenda bunkerit luksoz, 15 kate nën tokë

0
739
Pas kërkesave të mëdha për ndërtimin vendstrehimeve të sigurta në rast të fatkeqësive apo ndonjë sulmi bërthamor, tani mund të shohim se si duket bunkeri super luksoz që po ndërtohet në Kansas të Shteteve të Bashkuara. Larry Hall konsiderohet si ideatori i zhvillimit të këtij programi, që ai i referohet si “Vila për mbijetesë”, shkruan standard.al. Të gjitha apartamentet luksoze brenda këtij bunkeri tashmë janë shitur, edhe pse është ende në ndërtim e sipër.
Projekti “Survival Condo” është një kompleks luksoz i ndërtuar 15 kate nën tokë nën ish-bazën ushtarake në Concordia të Kansasit, që dikur shfrytëzohej për lançimin e raketave. Një apartament që shtrihet në 1.800 metra katrorë do të kushtojë 3 milionë dollarë, derisa ai me 900 metra katrorë për 1.5 milion dollarë. Ata me hapësirë më të madhe dhe orendi më të shtrenjta, do të shiten nga 4.5 milionë dollarë. Ky bunker është i ndërtuar që t’i mbijetojë çdo katastrofe apokaliptike: siç janë pandemitë globale shëndetësore dhe sulmet terroriste, duke përfshirë edhe ato bërthamore./standard.al
comp15 comp22 comp18 comp20 comp1 comp13 comp3 comp8 comp5 comp7 luxury-underground-survival-condo
https://www.youtube.com/watch?v=cLy6AXjwQK8
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here