Marrja e kompetencave ndaj Presidentit/ “OSBE dhe KE kërkojnë pavarësinë e ILDKP-së”

0
129

Florenc Drizari

Eduard Halimi: Pushteti absolut, është korrupsioni absolut. Arsye për t’iu bashkuar protestës

osce 2Institucione të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e demokracisë dhe të ligjeve, shprehen të gatshme për të dhënë asistencën e tyre me ekspertë lidhur me ligjin për ILDKP-në, si dhe për një sërë nismash të tjera që do t’i këkrohet mendim nga institucionet shqiptare dhe nga opozita. Një ditë më parë deputeti i PD-së, Eduard Halimi, tha se oganizata europiane i janë përgjigjur interesimit të liderit të opozitës, Lulzim Basha, për ndryshimin e ligjit që ka ndërmarrë mazhoranca për Inspektoratin Lartë të Kontrollit të Pasurive. Halimi tha se në përgjigje të shqetësimit të Kryetarit të Opozitës, OSBE dhe Këshilli i Europës, kanë rikonfirmuar ne dy shkresa të veçanta, qëndrimin e tyre se ILDKP është një institucion kyç në luftën ndaj korrupsionit dhe është e rëndësishme që ai të funksionojë në mënyrë të pavarur. OSBE shkruan se është gati të ofrojë konsultën e saj për amendimet e veta, nëse kjo do ti kërkohet, nga Presidenti, nga qeveria ose Parlamenti, ndërkohë që deputeti i opozitës thekson se gjithë legjislacioni ekzistues i hartuar me ekspertizën e tyre të çmuar, në këto 11 vjet, ka parashikuar pavarësinë e drejtimit të këtij Institucioni, duke ia lënë Presidentit zgjedhjen e kreut të institucionit, dhe jo qeverisë.

“Por Edi Rama ka vendosur ndryshe. Ai kërkon ta emërojë vetë kontrollorin e pasurive të tij, dhe të zyrtarëve të tij duke e bërë këtë me ligj, me forcën e kartonave të blerë edhe nga korrupsioni politik. Me këtë akt, Edi Rama u ka thënë ministrave dhe zyrtarëve të tij të lartë, se ata duhet të shqetësohen se si ta vënë pasurinë, pasi për kontrollin e saj, do të kujdeset vetë Edi Rama. Ky është momenti kur institucioni kyç në luftën ndaj korrupsionit, ka rënë. Rama jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, por në mënyrë të përsëritur ka refuzuar të dëgjojë zërin e publikut, të ekspertëve, të opozitës, dhe të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët jo vetëm kërkojnë një ILDKP të jetë e pavarur nga qeveria, por shprehen të gatshëm të ofrojnë edhe asistencën e tyre në forcimin e mëtejshëm të rolit kontrollues dhe të paanshëm të këtij inspektorati”,-deklaroi dje deputeti Halimi.

Sipas tij ky është një moment i artë për Edi Ramën, që ta ndalë revanshin ndaj institucioneve, dhe të hapë një këshillim të gjerë me opozitën, partnerët ndërkombëtaret dhe shoqërinë civile për të bërë përmirësimet e nevojshme ligjore. Me këtë deklaratë të fundit Halimi duket se lë një rrugë të hapur me mazhorancën për të zhvilluar konsultime, ndërkohë që shumica parlamentare ka gati një projektligj ku propozimi i kreut të ILDKP-së nuk do të jetë më eksluzivitet i Presidentit të Republikës, por i Kuvendit të Shqipërisë. Lidhur me këtë projektligj ka reaguar më parë edhe kreu i shtetit Bujar Nishani, duke e cilësuar këtë nismë si një tjetër lëvizje për t’i marrë kompetencat institucionit të Presidentit. Aktualisht mes kreut të shtetit dhe përfaqësuesve të lartë të mazhorancës, duket se ka një konflikt të thellë dhe kjo për faktin se deputetë socialist kanë kërkuar shkarkimin e Nishanit për shkelej të ligjeve lidhur me propozimet e kandidaturave në gjyqësor. Deputeti Spartak Braho ka thënë se duhet të nisin procedurat për shkarkimin e tij, ndërsa vetë presidenti në një intervistë televizive i ka cilësuar si qëndrime të vjetra të sistemit komunist. Ndërsa deputetë të tjerë të mazhorancës kanë folur për një projektligj që ende është në fazat e konsultimeve e që pritet t’i reduktojë më tej kompetencat e kreut të shtetit lidhur me emërimet në sistemin gjyqësor.

 

Nishani kthen ligjin e ILDKP: Cënon barazinë e pushteteve

Tri ditë më parë Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim ligjin për deklarimin e pasurive. Arsyet e kthimit të këtij ligji Presidenti i bazon në nenet 93 dhe 85 të Kushtetutës. Sipas Nishanit ligji aktual bie ndesh me sistemin qeverisës dhe do të cënonte pavarësinë e ILDKP dhe bashkëveprimin institucional. “Dekretoj Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 45/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar””. Më tej Presidenti sqaroi arsyet e kthimit të këtij ligji. “Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 29 prill 2014. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës kam vlerësuar se ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme. Analiza e kompetencave të Presidentit të Republikës konfirmon karakterin e paanshëm që kushtetutë-bërësit kanë dashur t’i japin funksioneve të tij duke dalë qartë roli i rëndësishëm dhe i veçantë i Presidentit si dorëzanës i balancës ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

 

Berisha reagon pas MB-sw: Deklaratat Rama-Tahiri, përpjekje e dështuar për fshehjen e narkotrafikut

Pas përgënjështrimit të Ministrisë së Brendshme sa i takon përfshirjes së mundshme të një efektivi policie në Fier me trafikun e drogës, ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sërish, duke hedhur poshtë pretendimet e qeverisë. Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Berisha i ka cilësuar pa prova dhe fakte deklaratat e kryeministrit Edi Rama, përmes Ministrit Saimir Tahiri.

“Kjo deklaratë e Edi Ramës dhe zëdhënësit të tij Tahiri është thjesht një përpjekje tjetër e dështuar pas përrallës së mushkonjave për të fshehur narkotrafikun e tyre të modelit kolumbian.”- kështu citohet në mesazhin e Berishës. Ish-kryeministri Berisha theksoi më tej se piloti Italian Riformato, me urdhër nga lart, ka hyrë dhe dalë nga pika kufitare e Rinasit pa u regjistruar nga sistemi TIMS, gjë e cila nuk lejohet as për Presidentin apo Kryeministrin e vendit. “Mohimi i këtij fakti nga Rama veçse dëshmon implikimin e tij në mos regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të rilindasit të tij ajror Riformato, duke besuar se atij nuk do ti thyhej rrota në Divjake dhe se hyrja dhe dalja e tij nga Shqipëria do mbetej top sekret.”- tha Berisha. Ndërkohë, Berisha shtoi më tej se: “Ka prova dhe dëshmi të pakundërshtueshme se drejtoresha e Albkontrollit Balluku, bashkëpunëtorja e ngushtë e Ramës, me porosi të tij, ka kërkuar të marrë në menaxhim dhe pronësi të Albkontrollit Sallonin e Vipave në Rinas ndaj dhe Rama gënjen kur e mohon këtë dhe përpiqet të fsheh qëllimin e mbrapsht të këtij projekti.”- kështu u shpreh ish-kreu i Partisë Demoktratike, Sali Berisha.

 

Përgënjështrimi i ministrisë së Brendshme

“Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë në deklaratën e deputetit Berisha. Kjo është përpjekja e radhës për të përbaltur Policinë e Shtetit. MPB deklaron me përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë oficer policie dhe asnjë punonjës policie me iniciale O.N. pranë Drejtorisë së Qarkut Fier. MPB bën thirrje për mbështetje ndaj punës së policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency