Denoncim/59 vjeçari ngacmon seksualisht fqinjën e tij. Ja sa vite rrezikon të denohet

0
180

Një 59-vjeçar me banim në Berat është nën hetim nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht fqinjën e tij.

Sipas denoncimit të gruas, rreth mesditës së djeshme, 59-vjeçari E.K., ka ngacmuar seksualisht 43-vjeçaren M.H., teksa kjo e fundit ka qenë duke ecur në rrugë.

Gruaja, e cila është e martuar ka bërë rezistencë duke shpëtuar nga duart e fqinjit, i cili nuk e ka lënë me aq, por ka vijuar me sharjet ndaj saj.

Më tej, për të shmangur ndonjë përkeqësim situate mes familjarëve, për çka i ka ndodhur, gruaja u drejtua në polici për të bërë denoncim.

Në këto kushte ndaj 59-vjeçarit nisën hetimet, duke u proceduar penalisht nën akuzën e ngacmimit seksual.

Mbi të rëndon akuza për veprën penale të ngacmimit seksual. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon të dënohet deri në 5 vite burg.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here