DITA E TRETË/ Vazhdon protesta e PD para Kryeministrisë, Basha kalon natën në çadër me protestuesit

0
205

Opozita ka hyrë në ditën e tretë të protestës së saj kundër qeverisë në kërkim të një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira.

 

Qytetarë, përfaqësues dhe militantë të PD-së kanë kaluar natën në çadrën e improvizuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë.

Të pranishëm në çadrën para kryeministrisë gjatë mbrëmjes së kaluar ishin Gazmend Bardhi, Edmond Spaho, Genc Pollo, Eduard Halimi, Dorjan Teliti, Helidon Bushati, Albana Vokshi, Mimoza Hajdarmata, Ridvan Bode, Luçiano Boçi si dhe këshilltari bashkiak Akil Kraja. Ndërkohë kreu i opozitës, Lulzim Basha ka qëndruar deri pas mesnate dhe më pas është larguar.

Diten e djeshme u bë edhe mbledhja e kryesisë e cila erdhi në një kohë që protesta e qytetarëve para kryeministrisë ishte në ditën e dytëte saj ku drejtuesit e saj kanë thënë se do të vazhdojë pa afat.

Të gjithë deputetët kanë qenë në një mendje për vijimin e protestës deri sa të plotësohen kushtet e PD. Ishte vetë Basha që falënderoi deputetët jo vetëm për organizimin por edhe qëndrimin para kryeministrisë. Qëndrimi do të bëhet me turne, gjithashtu do të diksuohet mes qytetarëve dhe deputetëve të PD për problemet që kanë.

Nuk ka pasur qëndrim për radikalizim deri në grevë të qëndrimit të tyre në protestë. Temë e diskutimit ishte ecuria e protestës dhe hapat që do të ndiqen më pas, si dhe organizimin e saj.

Kjo pasi sipas organizuesve të protestës ngritja e çadrës dhe ngujimi i demokratëve para Kryeministrisë ishte një vendim i momentit pas pjesëmarrjes dhe kërkesës së qytetarëve.

Mbledhja e kryesisë erdhi në një kohë që protesta e qytetarëve para kryeministrisë është futur në ditën e dytë dhe drejtuesit e saj kanë thënë se do të vazhdojë pa afat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here