Aksident tragjik në Korçë, makina përplas për vdekje 16-vjeçarin

0
266

Një aksident me vdekje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Sipas policisë një 16-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr 4, pranë “Varrezave të Qytetit”.

Policia thotë se 25-vjeçari M.Myftaraga, që drejtonte automjetin tip “BMW” me targa AA 653 IV, është ndaluar pas aksidentit.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë 16-vjeçari, ende i paidentifikuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency