Vrau gjyshen për bizhuteri, 23 vite burg për mbesën dhe 20 për të dashurin e saj

0
189

Prokuroria e Shkodër ka kërkuar 23 vite burg për Xhoana Hilën, e cila akuzohet për vrasjen e gjyshes së saj, ndërsa për të dashurin 20 vite heqje lirie.

Ngjarja në fjalë, e cila tronditi mbarë opinionin publik ndodhi dy vite më parë, ky mbesa, në bashkëpunim me të dashurin e saj, Erando Qatipi, vrau të moshuarën Angje Hilën, vetëm për disa bizhuteri.

NGJARJA
Ngjarja ndodhi në maj të vitit 2015 në Shkodër. 32-vjeccarja rrëfeu para trupit gjykues vrasjen e gjyshes së saj, por duke ia faturuar krimin të dashurit. Xhoana pohoi se gjithçka kishte ndodhur pasi e moshuara kishte zbuluar vjedhjen e parave e të bizhuterive dhe kishte reaguar për t’i mbrojtur ato. Por i dashuri i saj, 27-vjeçari raldo Qatipi, me të cilin ajo kishte dy vjet e lidhur, kishte reaguar dhunshëm ndaj 82-vjeçares, duke e mbytur atë. Vajza tregoi para trupit gjykues se Eraldo e kishte mbytur gjyshen e saj me jastëk.

Mbesa e të moshuarës, pasi ka shprehur keqardhjen për atë që kishte ndodhur, ka hequr përgjegjësinë e krimit ndaj vetes duke ia adresuar të dashurit të saj. “Nuk e mbyta unë gjyshen. Unë dhe Eraldo ishim duke marrë sendet në dhomën e gjumit të gjyshes kur ajo na pikasi. Ne u përpoqëm të iknim, por gjyshja deshi të na ndalojë. Kjo bëri që Eraldo, ngaqë ishte i dehur, ta kapte gjyshen për fyti. Më pas i vendosi një jastëk mbi fytyrë për të mos e lënë të bërtiste. Por kjo i kushtoi jetën. Ne donim të merrnim vetëm bizhuteritë e paratë, por gjyshja nisi të bërtiste e të na ndalonte”, rrëfehu mbesa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here