Vlahutin shembull nga Mogherini/ Ja si shpenzonte shefja e BE për darka mbretërore

0
397

Një artikull i vitit 2015 në gazetën britanike ‘The Telegraph’ shkruan për kostot marramendëse të shpenzuara nga zona evropiane e financave, për organizimin e darkave të përfaqësuesve të Unionit.

Shkrimi i referohet muajve të vitit 2015 ku pjesë ka qenë dhe Federica Mogherini, që sot mban postin e Shefes së Shërbimit të Jashtëm në BE.

Në shkrim thuhet:

Diplomatët e BE-së po organizojnë një darkë mbretërore duke prenotuar një darkë rrëzëllitëse e cila mund të kushtojë deri në 2 milion paund.

Gota kristali për whisky, shandanë argjendi dhe flamujë të dekoruar me ar për të organizuar një darkë që organizohet për trupat diplomatik në Bruksel.

Seti i orendive është për 3,360 zyrtarë dhe të ftuar nga zyrat kryesore në Bruksel dhe nga 140 ambasada në të gjithë botën do të bashkohen për të ‘zbukuruar’ flamurin Evropian në një darkë shumë të shtrenjtë.

Planifikohet gjithashtu të blihen dhe qindra mbajtëse akulli prej argjendi, tabaka për pije dhe shandanë dhe mijëra gota për shampanjë dhe pije të tjera.

Kjo darkë zyrtare e cila mendohet të jetë më shumë se dhjetë herë më e shtrenjtë se një darkë e organizuar së fundmi në Shtëpinë e Bardhë, shënon ardhjen e një epoke të re në grup.

The Telegraph ka publikuar në vitin 2015 tenderin dhe specifikat e tij. Vlera është marramendëse duke përfshirë këtu jo vetëm organizimin e darkave të shtrenjta por dhe blerjen e pronave për zyrat e unionit kudo nëpër botë.

Në shkrim zbulohet:

The Telegraph ka parë dokumentat e tenderit për një shpenzim që shkon më shumë se 200 milionë euro, për prona me vlerë më të madhe se 450 milionë euro, kudo në botë.

EEAS tha se mund të kurseheshin para në një periudhë afatgjatë duke i dhënë fund nevojës për të marrë banesa me qira.

The Telegraph ka ironizuar mbledhjen e këtyre darkave të cilat kanë si qëllim të përmirësojnë ekonominë e vendeve anëtare:

Nga ana tjetër kjo darkë e kushtueshme organizohet me qëllim për t’i bërë thirrje vendeve të tjera të BE-së duke përfshirë Britaninë, për të ulur deficitin publik.

“Nëse ne na duhet konfirmim tjetër për aspiratën dhe pretendimet e kësaj organizate, kjo darkë është konfirmuese. Është absolutisht e tmerrshme,”-tha Geoffrey Van Orden, një eurodeputet konservator. Ne duhet t’i vendosim fre kostove të shfrenuara përpara se situate të na dalë nga duart. Nuk mund të tolerojmë, ambiciet false, kur ne po shkurtojmë ambasadat tona”.

Tenderi u publikua në 23 prill të vitit 2015, i ndarë në tre pjesë dhe me një vlerë totale të kontratës 4 vjeçare, duke nisur nga 1.5 deri në 3.5 milion euro. Burimet financiare të EEAS këmbngulin se kjo marrëveshje është me leverdi dhe ekonomike, dhe shumë herë më e lirë sesa kompletet e seteve që përdoren në darkat individuale të ambasadave nëpër vendet e tyre.

The Telegraph raporton se:

Shërbimi i porcelanit kushton më shumë se 550 mijë Euro, dhe përbëhet nga 3,360 sete me pjata darke, pjata supe, pjatanca akullore, qindra pjata keku, tasa sallate, dhe filxhanë kafeje.

Cilësia e tyre është më e mira, çdo produkt vjen në kualitetin më të mirë, dhe ka të dizenjuar me ngjyrat e flamurit të unionit.

Nga ana tjetër, The Telegraph shkruan se në vitin 2015 Presidenti i SHBA-ve Barak Obama në një darkë të ngjashme kishte prenotuar një shërbim darkash duke u bazuar në ngjyrat e Shtëpisë së Bardhë, por seti i zgjedhur nga Shtëpia e Bardhë ishte modest në krahasim me setin e zonjës Mogherini, me vetëm 320 pjata dhe me një kosto totale 367 mijë dollarë. Fondet ishin marrë nga një fondacion privat.

Prandaj nëse ju ka bërë përshtypje çmimi i kripur për blerjen e vilës ‘Champagne’ nga znj. Vlahutin në Tiranë, kthehuni tek shifrat e shpenzimeve nga zonja Mogherini, pasi do kuptoni se arti i ‘nikoqirllëkut’ në BE, ështe piramidal. / Marrë nga Hashtag.al

tenderi2tenderi1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here