“Shihni Ramën me nipin dhe vëllain e Klement Balilit”

0
214

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ‘hapur’ arkivat ndërsa ka publikuar sot një foto në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Në foton në fjalë shihet kryeministri Edi Rama bashkë me kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balilin, nipin e Klement Balilit, i cili është shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Berisha shkruan se Rama është me nipin e Balilin, i cili në 2015-ën garoi për koalicionin ASHE për kryetar bashkie dhe në sfond, vëllari i Klementit, Bako.

“Ediskobari me familjaret e Eskobarit, me vellane Bashkimin dhe nipin Rigelsin! Sb”, citohet në mesazhin e Berishës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here