Mediu në SHBA: Lëvizja e drejtuar nga Basha, po merr mbështetje në Kongresin amerikan

0
188

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vijoi  takimet me kongresmenët dhe senatorët amerikanë. Ai deklaroi se  mbështetja në Kongres për lëvizjen qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri e drejtuar nga Lulzim Basha, po merr vëmendje dhe mbështetje gjithnjë edhe më të madhe në Kongresin Amerikan.

Gjatë takimit me Kongresmenin Steve King,  ky i fundit,garantoi mbështetje dhe u angazhua që së shpejti të vijë në Shqipëri. Sipas Mediut, kongresmenet Trent Kelly, Louie Gohmert, John Molinar, Jim Fortenbary ashtu si dhe Randy Hultgren, Aderholt dhe Rohrabacher do të jenë zëri dhe syri i qytetarëve shqiptarë në mbështetje të votës së lirë.

Kreu i PR – së u shpreh  se të gjithë bashkëbiseduesit në Kongres deklaruan  se mbështetja që ata kanë dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe demokratizimin e Shqipërisë është e papajtueshme me inkriminimin e politikës, korrupsionin qeveritar, trafikun e drogës dhe kanabizimin e Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here