Video/Inter shkatërron Kaljarin në transfertë, Juventus “ngec” përballë Udinezes

0
146

Inter është kthyer te fitoret pas disfatës së javës së kaluar kundër Romës në “Guizeppe Meazza” duke mposhtur në transfertë me rezultatin e thellë 1-5 Kaljarin vendas.

Zikaltërit pothuajse nuk e vunë asnjëherë në dyshim ndeshjen pasi në minutën e 39-të e panë veten në avantazh të dyfishtë. Dy gola Perisiç, një Banega, një Mauro Icardi me penallti dhe një Gagliardini i dhanë tre pikët Interit që ngjitet në vendin e pestë dhe që shpreson për një kualifikim të mundshëm në “Champions League” sezonin tjetër.

Ndërkohë që Juventus ka ngecur në “Friuli” kundër Udinezes me rezultatin e barabartë 1-1 duke regjistruar një hap fals në javën e 27-të të Seria A, pavarësisht se është e shkëputur me 8-të pikë kundrejt vendit të dytë që mbahet nga Roma.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që gjetën rrugën e rrjetës me anë të Zapata në minutën e 37-të, ndërsa për bardhezinjtë barazoi Bonucci në të 60-ën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here