Lali Eri është Supermen apo SUPERMASHTRUES?! Shkon e vjen në SHBA brenda ditës

0
417

Para pak ditësh doli nëpër portale interneti një investigim i gazetarit Artur Çani, i cili përmes “check in”-eve në aeroportin e Tiranës kishte zbuluar që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në gjithë muajin tetor 2016 kishte qenë vetëm 8 ditë në Shqipëri dhe pjesën tjetër jashtë vendit. Ndërkohë që qytetarët e kanë parë përditë në televizion në tetor, madje disa herë në ditë, duke bërë punë e duke na mahnitur.

Duke parë lajme të ditës së djeshme, një moment u mahnita edhe më shumë me Veliajn, madje mu duk sikur kisha haluçinacione. Lexova një lajm që personi në fjalë kishte lidhur një marrëveshje me studentë të arkitekturës të Universitetit të Harvardit, të cilët do vijnë në Tiranë e do na japin kontribut të vyer për të vënë në jetë projektin aq shumë të debatuar dhe të miratuar pa pikë transparence, “Tirana030”. U habita një moment, se nga postimet në facebook kisha parë që dy ditët e kaluara (2-3 mars), kryetari i Bashkisë kishte qenë gjatë gjithë ditës në krye të punëve dhe nuk po kuptoja se kur arriti të shkonte në SHBA. Por kur pashë lajmin që dje pasdite sapo ishte kthyer nga SHBA-ja, aty u pataksa fare. Nga postimet në facebook të faqeve “Bashkia Tiranë” dhe “Erion Veliaj”, kronologjia e ngjarjeve për datat 2-3 mars është si më poshtë:

  1. 2 mars, ora 09:30, kafe me të moshuarit, Njësia Nr.10;
  2. 2 mars, ora 15:38, celebrimi i një dasme (me pak klikime në facebook, kupton që celebrimi është i datës 26 shkurt, por kryetari më 2 mars u kujtua të na jepte sihariqin e madh);
  3. 2 mars, ora 19:45, aktivitet me edukatoret e Laprakës;
  4. 3 mars, ora 08:30, prapë kafe me të moshuarit në Njësinë Nr.10;
  5. 3 mars, ora 11:15, foto e ditës me një fëmijë (nëse shikon vërdallë nëpër facebook, fotoja është e datës 26 shkurt, por për kryetarin është “foto dite” një javë më pas);
  6. 3 mars, ora 14:55, lajmi për sapo-mbërritjen e Veliajt nga SHBA-të ku lidhi marrëveshjen e ububushme me studentë të Universitetit të Harvardit.

Se kur i piu kafet me të moshuarit, se kur bëri celebrime e foto me fëmijët, se kur iku në SHBA dhe u kthye, kjo vetëm dy mundësira mund të ketë: ose është vërtetë supermen, me bluzën e të cilit doli ca kohë nëpër qytet për spektakël, ose është supermashtrues. Leshkot e Partisë Socialiste me gjasë do besojnë variantin e parë, ndërsa ne të tjerët duhet ta denoncojmë sa të mundemi këtë sharlatan delirant që po zhvillon një garë të ethshme me kryedelirantin në qeveri në këtë drejtim. Ndërsa gazetarët, të cilët nuk i lajmëron pothuajse kurrë për aktivitetet që bën, në vend se të rrinë duke i bërë lajqe e lajka nëpër facebook, do ishte më mirë që të hidhnin ndonjë rreze të vërtete për mashtrimet që bën ditën për diell.

Rreth 50 vetë në Bashkinë e Tiranës që punojnë gjithë ditën… për t’na mashtruar sy më sy!

Qeverisje PiAri!

Poshtë mashtruesit delirantë!

*xhuliano Bregasi/joq

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here