Emri/ Ndërtoi tre kate pa leje që u shembën tek “Shkëmbi i Kavajës”, arrestohet biznesmeni

0
176

Arrestohet biznesmeni Enver Shala, i cili ishte shpallur në kërkim pas shembjes së tre kateve në një pallat tek Shkëmbi i Kavajës. Shala kërkohej nga policia, pasi ndaj tij nisi procedimi penal pasi rezulton të jetë edhe pronari i këtyre kateve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

NGJARJA


Më datë 17 shkurt, ora 13:15, tek Shkëmbi i Kavajës, u shembën tre katet e fundit të një pallati 22-katësh, tek Shkëmbi i Kavajës, duke terrorizuar kështu banorët. Fatmirësisht nga shembja nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ashtu edhe siç u raportua më herët, tre katet e fundit kanë qenë me konstruksione metalike , të papërfunduara punimet, pasi nuk dispononte leje ndërtimi.

PRECEDENTI


Sipas burimeve të “BalkanWeb” mësohet se biznesmeni në fjalë ka marrë leje ndërtimi për pallatin 22 katësh, 20-të mbi tokë dhe 2 nën tokë. Por punimet për përfundimin e 3 kateve të sipërme ishin ndërprerë prej 8 vitesh që kur ish-komuna e Rrashbullit kërkoi në gjykatë prishjen e këtij pallati, për shkak se ishte ndërtuar në vijën e parë të bregut të detit.

Ndonëse gjykata vendosi në favor të biznesmenit Shala, ku i fundit nuk ka arritur t’i përfundonte punimet për shkak të disa dokumenteve që i mungonin. Burime të “BalkanWeb” thonë se leja e fundit në Bashkinë e Durrësit është kërkuar në vitin 2016-të. Bashkia nuk i ka kthyer përgjigje, ndërsa gjatë kësaj kohe katet e sipërme janë amortizuar së tepërmi duke degraduar deri në këtë pikë, sa u shembën sot. Biznesmenit Enver Shala i është prishur edhe një tjetër biznes, siç ishte kompleksi Kamelia në Durrës në vitin 2013. Ai po ashtu është ndërtuesi i një tjetër pallati gati 30 katësh në afërsi të portit të Durrësit, ku 8 kate shtesë janë pa leje. Kur u ndërtuan katet pa leje këshilli bashkiak vendosi shembjen e tyre, por asnjë firmë nuk mori përsipër riskun të shembte katet e sipërme të një godine kaq të madhe. Kujtojmë se Shala me një vendimin të datës 17 maj 2014 të gjykatës së Durrësi është arrestuar për “Ndërtim pa leje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here