FOTO/ Angli, burgu luksoz i “HMP Berwyn”, aty ku ia “vlen” të vuash dënimin

0
910

Një burg i ri është ndertuar dhe do të hapet së shpejti në Britaninë e madhe. Të dënuarit do të kenë telefonat dhe kompjuterat e tyre, në burgun më të ri e më të madh të vendit.

“HMP Berwyn” që do të hapet në Wrexham, ka një kapacitet prej 2100 të dënuarish.

Një qeli, nëse mund të quhet e tillë, do të ndahet mes dy personave dhe brenda tyre janë të përfshirë kompjuteri, telefoni, dushi dhe banja.

Fatkeqësisht për të dënuarit nuk do të lejohet interneti, gjithsesi për të kaluar kohën e lirë ata do të kenë opsione të shumta.

Burgu, i cili ka kushtuar 256 mln euro, ka marrë shumë kritika, për faktin se nuk është aq sa duhet ndëshkues.

Por drejtuesi i këtij burgu, Russ Trent, shprehet se beson se “HMP Berwyn” do të jetë mjaftueshëm rehabilitues për të dënuarit dhe do të ndihmojë që ata aftësohen profesionalisht e do jenë të gatshëm për të rinisur jetën pas dënimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here