Dëmtim i horror i Torres, ja gjendja e tij (VIDEO)

0
229

Fernando Torres pësoi një dëmtim mjaft të rëndë në ndëshjen e La Liga-s, Deportivo La Coruna – Atletico Madrid.

Në minutën e ’83 të takimit, pas një dueli në ajër me një lojtar kundërshtar, “El Nino” përplasi kokën në tokë dhe mbeti disa minuta pa ndjenja. Momenti paniku, ndërsa futbollistët e të dyja ekipeve i kap paniku.

Ishin shokët e skuadrës të cilët vrapuan me shpejtësi për ta ndihmuar bashkë me mjekët, ndërsa i nxorën gjuhën lojtarit për t’i liruar frymëmarrjen. Ky ishte edhe momenti kur lojtari u përmend, duke shmangur kështu një tragjedi në futboll.

Ai u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit. Mediat spanjolle raportojnë se gjendja shëndetësore e Torresit është jashtë rrezikut për jetën.

Rezultati i ndeshjes u mbyll 1:1 me vendasit të cilët kaluan në avantazh me anë të Andone në minutën e 13, ndërsa Griezmann barazoi shifrat në të ’68-ën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here