Rama vijon të sulmojë protestuesit: Protestat, shfaqje e dhunës verbale për të nxitur destabilizim përmes shpifjeve

0
87

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik që sipas tregon se çmimi i naftës kishte nisur të ndryshonte paralelisht me thellimin e krizës energjetike.

Rama shprehet se kjo periudhë përkon gjithashtu me fillimin e luftës në Ukrainë.

Kryeministri thotë se protestat në Tiranë janë shfaqje e dhunës verbale për të nxitur urrejtje dhe destabilizim me shpifje dhe akuza.

Postimi i Ramës:

A ka apo s’ka lidhje lufta me kërcimin e çmimit të naftës në tërë botën, kjo është një pyetje që mund ta bëjë vetëm kush bie pre e zhurmës së daulleve të dizinformimit e të çoroditjes së publikut, nga ata që dihet e shihet se kush janë.

Ky grafik i nxjerrë sot nga një prej burimeve më serioze të informacionit për çmimet e naftës në botë, e tregon kokëfortësisht se kërcimi i panatyrshëm i çmimit, që kishte nisur të rritej pak nga pak paralelisht me thellimin e krizës energjetike, përkon përpikmërisht me nisjen e luftës.

*Mospranimi i fakteve të realitetit dhe fabrikimi i nje realiteti konfliktual, me sajesa, shpifje, sharje, akuza, analiza të rreme, me qëllim shfrytëzimin e një tronditjeje që shkaktohet nga një fatkeqësi natyrore e pashmangshme, nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Por këtë herë – kur një popull i tërë europian po martirizohet nga një agresion ushtarak dhe kur bota flet deri edhe për rrezikun e paimagjimueshëm të Luftës së Tretë Botërore – kjo shfaqje dhune verbale, për të nxitur urrejtje, përçarje, destabilizim, përmes shpifjesh, akuzash, sharjesh, mallkimesh, ishte fare fare e tepërt!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik që sipas tregon se çmimi i naftës kishte nisur të ndryshonte paralelisht me thellimin e krizës energjetike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here