Thyen ligjin dhe premtimet/ Zbulohen rastet: Pa u miratuar plani vendor, Veliaj jep leje ndërtimi

0
485

Firma e kryebashkiakut – Pa u miratuar plani i ri vendor, Veliaj vazhdon jep leje ndërtime kundra ligjit të qeverisë.

 

“Sipas vendimit të qeverisë dhe Këshillit Kombëtar të Territorit, nuk do të lejohej dhënia e lejeve të ndërtimit pa miratimet e planeve vendore, Veliaj e thyen me të dyja këmbët”

 

Një vendim i vitit 2015 i Këshillit të Ministrave dhe i Këshilli Kombëtar të territorit, pezulloi të gjitha ndërtimet në Shqipëri. Ky vendim u quajt si një moratorium pasi nuk lejonte askënd që të ndërtonte derisa të miratoheshin të gjitha planet e reja vendore. Në një nga pikat e tij jepeshin të gjitha sqarimet se çfarë do të lejoheshin përgjatë kësaj kohe për të mos pezulluar të gjithë vendin. Por përsëri lejimet ishin të vogla dhe mund të quheshin ndërtime vetëm për raste emergjente. Ky vendim kishte efekt në të gjitha bashkitë dhe të gjithë kryetarët e rinj të bashkisë duhet që ta zbatonin, deri në monumentin që do miratonin planin e ri vendor. Por gjatë një vëzhgimi që kemi bërë në qytetin e Tiranës rezulton se ky vendim nuk është zbatuar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Nga vëzhgimi rezulton se Veliaj ka dhënë leje zhvillimore për ndërtimi ne pallateve përpara datës 29 dhjetor 2016, ku u miratua plani i përgjithshëm. Në kemi mundur që të zbulojmë disa raste konkrete ku në tabelën e vendosur për njoftimin e punimeve është firma e Erion Veliajt dhe data e dhënies se lejes është përpara se të miratohej plani i Tiranës. Në këtë rast lind pyetja në çfarë kuadri ligjor janë dhënë këto leje?

Përse janë këto leje përgjat kësaj kohe?

Çfarë fshihet pas tyre?

A është respektuar vendimi i 2015 i miratuar nga KKT, për pezullimin e të gjitha ndërtimeve në Shqipëri?

A do të dënohet Veliaj si qytetarët e thjeshtë të cilët, u burgosën se do ndërtonin çatinë e rënë nga tërmetet?

Të gjitha këto pyetje duhet ta mërrin një përgjigje, nga ana institucionale.

 

Rastet konkrete

 

Gjatë vëzhgimit që kemi bërë por edhe nga denoncimet e qytetarve rezulton se Veliaj ka dhënë leje ndërtimi të jashtë ligjshme. Për të vërtetuar këtë gjë po ju tregojmë më anë të fotove dhe sqarimet e tjera të nevojshme se në rastet që po denoncojmë leja është dhënë përpara datës së miratimit të planit urbanistik të ditëve të fundit të vitit 2016.

 

Rasti 1

 

Në rrugën Siri Kodra ka disa javë që ka nisur ndërtimi i një pallati shtatëkatësh, i cili në letrën informuese mban firmën e Erion Velaijt, dhe data e cila është miratuar leja është 28.09.2016, që është përpara miratimit të planit të përgjithshëm.

Rasti 2

 

Në afërsi të rrugës 1 maj, po ndërtohet një pallat i cili sipas letrës informuese tregon se leja e ndërtimit është dhënë në datën 27 12 2016, përsëri pa u miratuar plani i përgjithshëm i Tiranës. Në atë kohë kryetar ka qenë Erion Veliaj i cili përsëri ka thyer vendimin për pezullimin e ndëtirmeve.

 

Rasti 3

 

Në foton e tretë është përsëri një ndërtim që po bëhet në një rrugë në Tiranë, dhe shihet se edhe në këtë rast leja zhvillimore është dhënë përpara miratimit të planin. Në tabelën informuese tregohet që leja është dhënë në datë 07 11 2016, datë që thyen përsëri vendimin për moratoriumin e ndërtimeve. Edhe këtë herë kryetari i bashkisë së Tiranës, ka dhënë një leje për një pallat 12 katësh, jashtë kuadrit ligjor.

 

Rasti 4

 

Përsëri në rrugën Ali Demi është ngritur një tabelë e cila informon se do të ndërtohet një pallate shumëkatësh. Sipas informacioneve që jepen në këtë njoftim rezulton se leja është dhënë në datën 11 10 2016. Përsëri në këtë rast Veliaj ka thyer vendimin  e KKT për moratoriumin e ndërtimeve.

 

…………………………………………………………..

 

Denoncimet

 

Kreu i këshilltarëve të PD: Veliaj ndërton pa leje në Tiranë

 

Ditën e djeshme Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli, në profilin e tij në Facebook ka bërë një denoncim për një shesh ndërtim i cili nuk ka një leje ndërtimi, dhe një tabelë për të treguar se kush e ndërton, çfarë po ndërtohet, dhe nga kush po ndërtohet? Sipas Ollit ky ndërtim është pa një leje zyrtare dhe askush nuk ka marrë përgjegjësitë për këtë gjë.  “Banoret denoncojnë se ndërtimi qe po kryhet jo vetëm është pa leje zyrtare, por madje ka futur ne sherr policinë e shtetit me atë bashkiake. Por, për fat te keq standardet e shumëfishta janë pjese integrale e kësaj maxhorance të dorëzuar totalisht te krimi dhe korrupsioni. Për meremetimin e një dritareje qytetari thjeshte përfundon në burg, ndërkohë Veliajt dhe klientëve të tij nuk i hyn asgjë në këmbë! Dhe ky gjytyrym ka kuraje dhe flet për vetingun! Koha e maskarenjëve po mbaron!”, ka shkruar Leonard Olli në Facebook.

 

Vëzhgimi për rastin

 

Duke parë këtë postim, por edhe duke ju referuar denoncimit të një prej banorëve të pallatit ngjitur me këtë shesh ndërtim, ne shkuam në vend ngjarje për të verifikuar. Nga vëzhgimi që bëmë në atë zonë rezultonte se në atë shesh ishin duke u hapur gropa, dhe e gjithë pjesa ishte e rrethuar. Edhe pse brenda saj ishte një traktor i cili ishte duke punuar, përsëri nuk kishte asnjë tabelë informuese, se çfarë do ndërtohej në atë zonë. Punimet po vazhdonin pa asnjë problem edhe pse banorët e zonës ishin të shqetësuar nga zhurmat dhe kishin kërkuar që këto punime të ndalonin. Gjatë bisedave më banorë të pallatit, na treguan se nuk kishin shumë informacion të shumtë, pasi çdo gjë po mbahej sekret. Por një banore e cila na kërkoi që të qëndronte anonime për shkak se ishin kërcënuar më parë kur ata kishin dalë në protesta na tregoi se në këtë vend pritet që të ketë ndërtesë të re. Banorja tha se do nis një kërkesë për të marrë informacione në lidhje me këtë ndërtim në Bashkinë e Tiranës dhe  për dijeni të presidentit dhe Kryeministrit, e cila do të përmbaje të gjithë firmat e banorëve të cilët janë të shqetësuar për këtë ndërtim.  Sipas saj është lajmëruar policia po asgjë nuk është zgjidhur.  “Është lajmëruar policia shumë herë. Por vijnë dhe ikin, shohin ca letra që kanë në dorë i marrin me vete dhe mbas 1 ore fillon puna prapë. Në çdo ndërtim vihet një tabel ku është projekti, firma, licenca etj. Gojarisht pleqve i thonë jemi bashkia do bëjnë lulishte që nuk besoj, po të ishte Lali Eri do e bënte publike për ta përdor për publicitet. Disave që nuk e hanë sapunin për djathë i thonë një pjesë lulishte një pjesë lokal të bëhet lulishte. Janë të gjithë dakord por lokal jo” na tregoi një prej banorëve të pallatit që kërkoi deri në fund që mbetej anonime.

 

Urbanisti Gent Kaprata: Lejet e ndërtimit janë të paligjshme

 

Lejet e ndërtimit që po jepen nga Erion Velaij po hasin në debate të shumta, pasi disa urbanistëve janë shprehur kundër. Një prej tyre është edhe Gent Kakprata, i cili është shprehur shumë skeptik në lidhje më lejet e dhëna nga Veliaj. I kontaktuar nga “Standard”, ai shpjegoi se të gjitha lejet që ka mbajnë firmën e Veliaj janë të paligjshme.  “Të gjitha lejet e ndërtimit: Këndi i lojërave te liqeni, stadiumi Qemal Stafa, sheshi Skënderbej, bulevardi i ri, e të gjitha punimet e tjera publike apo pallatet qe po ndërtohen janë me leje (nëse kane një formular qe e firmos vet Veliaj) të paligjshme. Sepse ligji detyron ‘pezullimin e zhvillimit’ (pra bllokimin e leje dhënieve  ndërtimore) për sa kohë zgjat procesi i hartimit dhe miratimit të Planit Urban. Edhe me tej, bashkia duhet të hartoj planet pjesore për zonat ku do japi leje ndërtimi, të cilat duhet të jenë në përputhje me përcaktimet, kushtëzimet dhe detyrimet e Planit. Lejet jepen vetëm në përputhje me planet pjesore”- ishte ky reagimi i Gapratës për Standard. Për pas ai shtopi se ligji nuk e lejon që të jepen këto leje pasi vendimi i mëparshëm nuk e lejon.  “Argumenti i parë është se vet ligji njeh një ‘instrument të veçantë zhvillimi’ që  quhet ‘pezullim zhvillimi’, i  cili bllokon lejedhënien për gjatë procesit te hartimit të Planit të Përgjithshëm”- për fundoi reagimin e tij urbanisti Gent Kaprata.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here