Një tjetër i dënuar në vend të Armando Prengës? Lista…

0
238

Kastriot Piroli nuk mund të zëvendësojë Armando Prengën në Parlament, pas kërkesës për lënien e mandatit nga deputeti i Lezhës. Piroli, i cili pason listën e kandidatëve socialistë në zgjedhjet e 2013-ës, rezulton të ketë edhe ai probleme me drejtësinë.

Ndaj tij ka dy vendime të formës së prerë në vitin 2016, për veprën penale “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Kurbinit.

Kastriot Piroli është dënuar me një vit e 6 muaj burg, që i është konvertuar me 18 muaj shërbim prove. Ndërsa herën e dytë është dënuar me 6 muaj burg, të cilin e ka shlyer me periudhën e paraburgimit.  Në të dyja rastet Apeli e ka shpallur fajtor, e për pasojë Kastriot Piroli është subjekt i ligjit të

Dekriminalzimit dhe nuk mund të zërë karrigen e lënë bosh nga Prenga. Sipas Kodit Zgjedhor, kandidati vijues në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës është Mirela Neli./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here