Shkon të vjedhë paratë në një “sex shop”, por diçka i merr mëndjen (FOTO)

0
538

Në Manchester të Anglisë një hajdut ka thyer një dyqan lodrash seksi për të vjedhur, por mesa duket pasi ka parë mirë e mirë dyqanin ka harruar qëllimin kryesor, paratë.

Hajduti u fut në dyqan përmes çatisë duke shkaktuar kështu 1.500 paund dëm.

Ai shfletoi ca filma porno por, më pas sytë i tij i mori një produkt që kushton vetëm 300 paund, kukulla Heidi Lauritsen, e cila ka përmasa njerëzore.

Por, nuk përfundon këtu, ai merr kukullën dhe bashkë me të ulet në divanin e dyqanit duke parë filma pornografikë me “miken” e re, Heidin.

Pas një kohe të mirë, hajduti ia ka mbathur nga dyqani  po nëpërmes vrimës që kishte hapur në çati, por ajo që ka habitur pronari është që ai ka marrë me vete vetëm kukullën Heidi, duke lënë kështu gjëra më të vlefshme dhe 25.000 paund që ishin kesh në dyqan.

Pronari, Alan Brook tha për “Manchester Evening News”: “Me shumë mundësi ai ka qenë një klient i turpshëm, i cili s’ka pasur mjaftueshëm para për ta blerë Heidin. Aty ka qindra gjëra tjera të cilat kanë shumë më shumë vlerë se kukulla në fjalë, por kjo është e vetmja gjë që ka vjedhur. Kjo më bën të mendoj që hajduti e kishte pikasur kukullën më përpara dhe ka hyrë në dyqan vetëm për të. Në zyrën time gjeta DVD e ndezur dhe CD-në me filmin erotik, pastaj pashë gjendjen e divanit dhe menjëherë e kuptova se ç’kishte ngjarë. Jam i habitur që s’ka prekur asgjë përveç dëmit në tavan dhe kukullës Heidi. Dyqani ynë është vjedhur disa herë, por vjedhja e sotme (dje) është më e pazakonta”, përfundoi Alan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here