Shabani: Edi Rama Bojaxhiu me i shtrenjte ne historine e njerezimit… Bojen e te cilit sot po e paguajme me jeten tone…

0
92

 

O tempora, o mores!

Keto dite 51 shqiptare vdiqen dhe 900 te tjere u plagosen prej termetit qe na kishte paralajmeruar dy muaj me pare.

Ne Tirane 1200 godina jane demtuar dhe shume prej tyre mund te rrezikojne te shkermoqen nga nje termet tjeter.

Njerezit po rrine me syte nga aplikacionet, shishet dhe abazhuret me terrorin qe mund te na zene pallatet brenda.

Por kryeministri i vendit nuk ka kete hall. Jo.

Ai, i hakerrehet kanakarit te tij ne krye te bashkise. Ama nuk e urdheron qe neser qe ne 5 te mengjesit te dale per te verifikuar sigurine teknike te pallateve qe ka mbjellur ne te katerta anet e qytetit. Jo.

Nuk e urdheron as qe te dale ne 5 te mengjesit per te riparuar demet ne godinat ku ka rrezik shembjeje. Jo, as per kete.

Nuk e urdheron as qe te dale per te informuar e qetesuar qytetaret. Madje, as per te siguruar qe ata te cilet kane mbetur pa cati te mos mbeten te pakten pa ushqim apo sherbime baze.

Jo. Ai i jep ultimatum qe te dale ne 5 te mengjesit per te lyer shkallen e nje pallati!!!

Sepse per kete njeri bota ekziston deri ne thellesine e bojes se fasades.

Sepse per kete njeri hallet tona, shqetesimet tona, madje edhe jeta jone nuk ka asnje vlere nese nuk perkthehet ne imazh propagande per te.

Sepse ky njeri, qe ne 21 vite ne politike eshte marre vetem me fasada, nuk njeh realitet tjeter vec asaj qe eshte e kapshme nga lentja e nje kamere.

Prandaj ai nuk ka asnje respekt per ankthin, dhimbjen dhe pasigurine qe ndjen sot qytetari i vendit qe drejton. Sepse keto gjera ndihen, ato nuk fotografohen dot nga droni mijera Eurosh.

Prandaj, zgjidhjen nuk mund ta presim nga ky njeri, siperfaqesine politike te te cilit sot po e paguajme shtrenjte…

Ai, jo vetem qe nuk do, se nuk i intereson, por as nuk di te jete me shume se kaq.

Ai ka qene, eshte dhe do te mbetet vetem nje bojaxhi ne politike.

Bojaxhiu me i shtrenjte ne historine e njerezimit… Bojen e te cilit sot po e paguajme me jeten tone…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here