Rama ju jep zemër deputetëve të rrethuar: Ju rrini këtu, unë po iki…

0
113

Edi Rama pasi është përpjekur tu japë zemër deputetëve të tij të rrethuar në parlament në fund të fjalës u ka thënë, se i duhet që të ikë matanë detit për të përgënjeshtruar përpara publikut italian lajmet e mediave dhe gazetarëve të tyre.

‘E mora këtë fjalë që në fillim pasi pastaj më duhet të largohem për të shkuar matanë detit dhe për të bërë përpjekjen time për të shpjeguar për publikun e Italisë se çka lajmet kanë shfaqur me ato pamje shqetësuese se nuk është një protestë popullore, por reagim nga pallati i politikës nga ajo pjesë që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit dhe reflektimit mbi vetveten në radhë të parë.

Ajo çka ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës i udhëheqjes politike të opozitës si rezultat i humbjes së vetvetes’, u tha Rama deputetëve dhe pastaj iku, për ti lënë të rrethuar në sallë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here