2.6 milionë $ nga “DH Albania”/ Kush duhet të dalë para drejtësisë?

0
131

Shteti shqiptar ka fituar në gjykatë, paratë e depozitura nga kompania DH Albania, për sigurimin e kontratës për rindërtimin e Unazës së Madhe. Shteti ka marrë 2.6 milionë dollarë nga kompania e sigurimit. Ende nuk dihet se kush i ka depozituar këto para nga kompania mashtruese, e cila falsifikoi dokumentat për të fituar tenderin.

Në 6 Dhjetor 2018, emisioni Të Paekspozuarit, denoncoi këtë aferë, ku tregohej se si kompania DH Albania, kishte falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock dhe të gjithë dokumentacionin që kishte depozituar pranë autoriteteve shqiptare. Veç këtij tenderi, kompania mashtruese kishte fituar edhe një tjetër tender nga OST, duke e çuar vlerën totale të grabitjes që po bënte, në 30 milionë euro.

Deri më sot, ende askush nuk ka dalë përpara drejtësisë për këtë mega mashtrim. Në kërkim është shpallur vetëm administratori i kompanisë, Avdjol Dobi, por ai rezulton të jetë arratisur.  Ndërkohë, sipas prokurorisë së Tiranës, hetimet për këtë aferë po zhvillohen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/TPZ.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here