Blushi tregon kronikën kriminale të Rilindjes në dy ditët e fundit

0
215

Pas vendimit të sotëm të KQZ-së për të mos i hequr mandatin deputetit Armando Prenga, ndonëse ai ka rekorde kriminale të faktuara nga Prokuroria, ka reaguar kreu i LIBRA-s Ben Blushi. Përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook, Blushi jep “kronikën e Rilindjes”, teksa shkruan:

“Ka njerëz që ende me pyesin pse u largova nga Rilindja dhe vendosa te krijoj LIBRA. Po përshkruaj vetëm kronikën e dy ditëve te fundit. KQZ mbron një deputet që ka plagosur katër vetë.Nuk ia heq mandatin ndërkohë që kërkon të nxjerrë LIBRA jashtë zgjedhjeve. Kryetari i shkarkuar i Kavajës i con shkresë KQZ pasi kjo e ka shkarkuar. Dy nipat e një ish-deputeti rrahin dhe qëllojnë me armë një ish-deputet në Lezhë. Janë veshur policë dhe natyrisht janë të lirë. Një deputet i kërkon falje partisë për një shaka të djalit të tij. Gjithë këta janë Rilindja. A mund të rrija më në këtë kënetë?”, përfundon ish-deputeti socialist.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here