Avokati gay blen për 70 mijë euro fëmijën e shqiptares

0
247
bebja-3

Një avokat dhe partneri i tij, në kërkim për t’u bërë prind dhe një vajzë e re shqiptare shtatzënë, në nevojë për para. Këta janë protagonistët e një historie të pazakontë të ndodhur në Milano të Italisë.

Në qendër të kësaj histori është një fëmijë i porsalindur, i regjistruar si djali i avokatit, por në të vërtetë, frut i dashurisë mes vajzës dhe të fejuarit të saj, të cilëve iu ishin premtuar 70 mijë euro në këmbim të fëmijës.

Hetimet e Prokurorisë së Pavias për avokatin, partnerin e tij dhe shqiptaren janë mbyllur në Korrik, por lajmi është bërë i ditur vetëm tani.

Sipas akuzës, avokati ka deklaruar se ishte babai biologjik i fëmijës së vajzës shqiptare me të cilën u martua, pavarësisht se ishte në një lidhje të qëndrueshme homoseksuale.

Ky ishte një fakt i njohur në vendin ku jetonte çifti, për këtë arsye lindën edhe dyshime në lidhje me atësinë e burrit, i cili prej vitesh bashkëjetonte me partnerin e tij.

Ndërkohë shqiptarja, pasi kishte lindur fëmijën, ia kishte lënë atë çiftit dhe ishte rikthyer në Shqipëri. Por kur mori vesh për hetimet, ajo u rikthye dhe para autoriteteve, fillimisht deklaroi se ishte martuar me dashuri.

Por një muaj më vonë, ajo mësohet se kishte dhënë një tjetër vërsion, duke çuar kështu në zbulimin e kësaj historie.

Sipas hetuesve, në atë periudhë fëmija ka jetuar me çiftin gay, të ëmën dhe të fëjuarin e saj.

Sipas rrëfimit të shqiptare, avokati dhe partneri i tij i kishin ofruar 70 mijë euro për fëmijën./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here