E Fundit/ Rama pranon një nga kushtet e Bashës për zgjedhjet

2
575

Kryeministri Edi Rama ka ‘lëshuar pe’ ndaj një prej kërkesave të opozitës, ndërsa ka pranuar publikisht numërimin elektronik për zgjedhjet e 18 qershorit.

Nga foltorja e Kuvendit, pavarësisht se përfaqësuesit e PD-së nuk ishin pas bojkotit që i bën seancës, kreu i Ekzekutivit deklaroi për herë të parë se numërimi elektronik mund të jetë i mundur, ndërsa shtoi se kjo nuk ishte aspak problem për qeverinë. Nga ana tjetër ai theksoi se kjo metodë e numërimit të votave kompenson qind për qind hapja e kutive sido që të vijë puna.

Më herët ai ka deklaruar se numërimi elektronik ishte i parealizueshëm. “Numërimi elektronik është i mundur të bëhet. Patjetër që është i mundur dhe ne s’kemi asnjë problem. Por numërimin elektronik e kompenson qind për qind hapja e kutive sido që të vijë puna”, tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri tha se PD ka hyrë në çadrën e protestës për të bllokuar vettingun. “KE ka thënë copë, Këshilli i Europës po ashtu, “vettingu, asnjë gjë tjetër”. Dhe nuk kanë thënë mbarojeni, por filloni vettingun”, tha Rama. Në fund të fjalës së tij në Parlament, Rama e ftoi opozitën në dialog për standardet e zgjedhjeve të qershorit. “Nuk di asnjë mënyrë tjetër se si mund të përmirësohen standardet e zgjedhjeve, kur ti nuk ulesh në tryezë për t’i përmirësuar”, u shpreh ai. Teksa për herë të parë tha se numërimi elektronik është i mundur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here