Ministri Blendi Klosi/Progres-raporti vlerësoi punën e Ministrisë së Mirëqenies Sociale

0
104

 

 

kllllMinistri Blendi Klosi, në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kryeministrisë, vuri në dukje vlerësimet e progres-raportit për Shqipërinë, në drejtim të punës së bërë nga Ministria e Mirëqenies Sociale për qytetarët. Gjatë fjalës së tij, Klosi tha se “progres-raporti evidenton 25% më shumë ndërmjetësime në punë dhe rritjen e numrit të të punësuarve, nëpërmjet programeve të nxitjes së punësimit”. Po ashtu, Klosi foli edhe për reformën e pensioneve, që sipas progres-raportit, ka sjellë mirëkoordinim në sistemin e sigurimeve shoqërore. “Sa i përket reformës së pensioneve, me kënaqësi konstatoj opinionin pozitiv të shprehur në raport ku theksohet se progresi i bërë në këtë skemë dhe situatës së emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, ka sjellë një koordinim të dukshëm në sistemin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Gjatë 2015 janë ratifikuar marrëveshje të mbrojtjes shoqërore, janë zhvilluar negociata dhe nënshkruar marrëveshje me Gjermaninë e Austrinë, janë në proces ratifikimi marrëveshje me Hungarinë, Rumaninë, Kanada etj. MMRS po punon për marrëveshje të reja me Kosovën, Bullgarinë etj. Sigurimi i kushteve më të mira në punë, do të thotë cilësi më e lartë e jetës dhe jo vetëm përafrim të legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian”, – tha Klosi. Sipas ministrit, mirëfunksionimi i Këshillit Kombëtar të Punës është një tjetër vlerësim në progres-raportin për Shqipërinë. “Këshilli Kombëtar i Punës funksion shumë më mirë, gjë qe ka ndikuar në përmirësime të dialogut social, në veçanti respektimin e të drejtave të punëmarrësve në vendin tonë. Po luftohet informaliteti në punë, theksohet ne progres- raport, vetëm gjatë dy muajve të fundit janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore mbi 100 mijë persona, duke iu shtuar rritjes ekonomike”, – nënvizoi ai. Në lidhje me arsimin profesional, aq shumë të përfolur kohët e fundit, Klosi veçoi dy vitet e progresit në arsimin profesional dhe rritjen me 40% të të regjistruarve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here