Për herë të dytë qeveria shton numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme
Numri total i punonjësve shkon në 756 veta
Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2014, në njësitë e qeverisjes qendrore, është shtuar me 146 vende të reja. Vendimi është publikuar në “Fletoren zyrtare” dhe përmban të gjitha vendet e lira sipas pozicioneve të punës. “Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2014, në njësitë e qeverisjes qendrore, është 756 veta, nga 541 që ka qenë në vendimin e parë për këtë kategori”, – përcakton vendimi. “Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin përkatës të institucioneve për vitin 2014. Përjashtimisht për Shtëpinë e Pushimit Durrës, efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit”, – thuhet në vendimi qeverisë. Ky vendim ngarkon ministritë dhe institucionet buxhetore të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve brenda kritereve “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”.