Berisha: Rama lejoi Lu e Vlahutin, si dy guvernatorë, të bëjnë ç’të duan në Shqipëri

0
201

“Opozita me aq domosdoshmëri sa mbrojti ndryshimet kushtetuese do mbrojë edhe reformën në drejtësi nga një kryeministër bandit, legen dhe që lejon dy guvernatorë të bëjnë ç’të duan në këtë vend. Zoti Lu dhe zonja Vlahutin sillen si guvernatorë”.

Ish-kryeministi Sali Berisha i cilësuar edhe si lideri historik i së djathtës tregon sot për herë të parë në studion e emisionit “Studio e hapur” të Eni Vasilit në News 24 rrugëtim e protestës së opozitës, rolin e tij në protestë dhe pse sipas tij, u keqkuptua ftesa e tij për qeveri teknike ndaj kreuit të LSI-së Ilir Meta.

Opozita paralajmëroi një stinë protestash, tani janë në shesh, një bashkudhëheqës i kësaj proteste është dhe zoti Berisha. Keni treguar Entuziazëm sa herë hyni në tendë…
Berisha: Mbështetës i tyre, jo bashkudhëheqës. Njeriu që e thirri protestën dhe që e inicioi është Lulzim Basha.

Ilir Meta dhe Edi Rama janë duke darkuar në këto momente, çfarë komenti keni?
Berisha: Iu bëftë mirë si darka e fundit e qeverisjes së tyre, populli ka nevojë tjetër, që ata të ikin.

Sulo: Keni një skenë që t’i varni shpresat e protestës tek LSI?
Berisha: Absolutisht jo. Ftesa ime për Metën është keqkuptuar nga mediat, pasi ishte për të gjithë edhe për Edi Ramën. Janë dy pushtete që i qëndrojnë karshi njëri-tjetrit. Po ju them se ajo masë atë ditë në protestë ishte gati t’i përvishej Edi Ramës, por nuk ishte ai projekti.

Kur thoni t’i përvishemi, çfarë nënkuptoni?
Berisha: A patë njeri të dhunshëm ju aty? Po them që energjia e asaj mase është nukleare, bëhet e papërmbajtshme.

Sulo: Nuk mund ta krahasojmë me 26 vite më parë…
Berisha: Kjo qeveri është shndërruar në organizatë kriminale, sundojnë bandat. Kryeministri i Shqipërisë është i lidhur me 1 mijë fije me bandat më të rrezikshme.

Sulo: Ju keni akuzuar Olsi Ramën?
Berisha: Një qeveri e cila degradon shkelmon legjitimitetin e saj me bandat dhe krimin ka bërë vetëvrasje politike, dhe duhet të ikë një sahat e më parë. Vëllai i tij kalon kufirin me makinën e drogës të grupit të Xibrakës, kam dokumentin e TIMS. Makinë e përshtatur për të fshehur kokainën.

Eni Vasili: A e ka drejtësia këtë provë? A e ka Llalla?
Berisha: Se çfarë ka Llalla në dosje unë nuk e di. Unë e kam në dosjen time nga denoncuesi dixhital. Po Ramën, a nuk e fotografuan me Frrokun, një ditë para se të ikte. Edhe i kërkuan vendit tjetër liroje. Po a e dini kur i kërkohet një shteti tjetër të lirojë një person, vetëm kur është në mision sekret.

Rakipllari: A do të ketë zgjedhje?
Berisha: Po s’i mund të ketë zgjedhje. Ai i liroi bandat, e kriminelët. Ku është hakmarrja për drejtësi sot. I liroi, bëri një marrëveshje me ta. Tani do lirohet Aldo Bare. Mbas tij do lirohet Zani Çaushi.

Rakipllari: Ju Ramën e keni kundërshtar që prej kohës kur konkurroi në krye të bashkisë së Tiranës, dhe këto akuza i keni bërë gjithë kohës. E megjithatë shqiptarët e kanë votuar. Ka fituar edhe zgjedhjet e 2013. Si e komentoni këtë?
Berisha: Me Besnik Mustafain i vodhi zgjedhjet. Me Spartak Ngjelën i vodhi. Mua nuk më kanë akuzuar kurrë për lidhje me krimin, e s’do mund të më akuzojnë kurrë. I kam shtypur gjithmonë kokën, dhe nuk ndryshoj qëndrimin. Lidhjet e Ramës janë të njohura ndërkombëtarisht. Unë e dija mirë se çfarë mendonte Brukseli për Ramën. Ai duhet të tregonte nëse do t’i shkëpuste lidhjet me krimin apo do t’i vazhdonte ato. Por zotëria vazhdoi t’i afrojë.

Eni Vasili: Kur ju ishit në qeverisje deputetët socialistë bënë një grevë pranë kryeministrisë. Por nuk pati reagim nga ana juaj…
Berisha: U shtrinë në një grevë në të cilin kishin një synim, t’u bllokonin vizat shqiptarëve.

Rakipllari: Ndërsa sot u akuzojnë juve se po bllokoni vettingun…
Berisha: Harruat ju xhiron e Ramës, hap kutitë që të zhbllokoj vizat. Ai ishte një krim ndaj çdo shqiptari. Por ne jemi njerëz me memorie të shkurtër. Një komb tjetër nuk do ta votonte kurrë një gjë të tillë. Por ne jemi popull të zgjuar por dritëshkurtër. Edhe unë jam shqiptar, jam një prej tyre.

Rakipllari: Cili është roli juaj në këtë protestë? Pse nuk riktheheni në krye të PD?
Berisha: Largimi im është pakthim në çdo lloj situatë. Unë kurrë nuk i kam lëvizur vendimet e mia. Që të gjithë sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë të qartë se Lulzim Basha është udhëheqësi i PD dhe opozitës shqiptare. Përpjekjet e propagandës shqiptare për ta paraqitur si biarki synoi dëmtimin e opozitës. Por shqiptarët e dinë mirë këtë, dhe në krye të këtij revolucioni është Basha.

Sulo: Blushi e etiketoi atë si çadra e Berishës?
Berisha: Blushi është i lirë të bëjë çdo lloj zgjedhje. Kaq mund t’i them unë. Etiketimet e Blushit si publicist është ok, si politikan në krye të një partie është në hapat e parë. E vlerësoj atë si publicist.

Sulo: Prezenca juaj në çadër është e madhe, dhe kjo ka rënë në sy…
Berisha: Prani ime në çadër nuk është e madhe. Duhet të kisha qëndruar më shumë me ta, të kalojë ndonjë natë aty, por nuk kam mundur për arsye të ndryshme. Dhe më vjen keq që nuk kam mundur ta bëj këtë. Por ata po firmosin historinë, fitoren e revolucionit demokratik, të çmontimit të sistemit të banditokracisë, dhe vendosjen e sistemit të vlerave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here