Sulmi kimik me 58 viktima, Parisi kërkon urgjent takim me Këshillin e Sigurimit

0
405

Franca kërkoi zhvillimin en jë takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas një sulmi tjetër kimik shumë të rëndë në Siri, njoftoi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault.

 

 

Në një komunikatë, ministri dënoi aktin e tmerrshëm. “Informacionet e para flasin për një numër të madh të vdekurish duke përfshirë dhe fëmijë në provincën Idleb”, theksoi ai duke shtuar se kishte kërkuar zhvillimin e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit.

“Përdorimi i armëve kimike përbën një shkelje të papranueshme të Konventës mbi Ndalimin e Armëve Kimike (CIAC) dhe një dëshmi tjetër e barbarisë, që populli sirian është viktimë që prej disa vitesh”, shtoi kreu i diplomacisë franceze.

“Opozita siriane akuzoi sot regjimin e Damaskut për kryerjen e një sulmi kimik që shkaktoi të paktën 58 të vdekur dhe rreth 170 të plagosur në një bastion rebel dhe xhihadist në veriperëndim”, sipas një OJQ-je.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here