Kafka 700 mijë vjeçare rrëzon teoritë mbi njerëzimin

0
747
Një kafkë njeriu, që është zbuluar dekada më parë në Greqi, e cila është rreth 700 000 vjet e vjetër, paraqet njërin nga objektet më enigmatike të zbuluara ndonjëherë në Evropë. Ky zbulim rrëzon teorinë sesi njeriu “lindi” në Afrikë, e më pas u përhap në të gjitha kontinentet e tjera.

E njohur si kafka “Patralona”, ajo ka shkaktuar habi në mesin e shkencëtarëve. Kafka është gjetur në shpellën Petralona, nga ku është marrë dhe është dërguar në Universitetin e Selanikut, për studime të mëtejme.

Analizat kanë treguar se “pronari” i kësaj kafke nuk e kishte prejardhjen nga Afrika. Shkencëtarët gjermanë ishin munduar ta rrëzonin vjetërsinë e kësaj kafke, por kanë qenë shkencëtarët amerikanë ata të cilët kanë vërtetuar se kafka është 700 000 vjet e vjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here