Foto/ Mes lotësh, Angelina flet për herë të parë për divorcin

0
148

Angelina Jolie ka folur për herë të parë, pas ndarjes me Brad Pitt dhe efektin që kjo situatë  kishte në jetën e gjashtë fëmijëve që ata kanë bashkë.

Ylli i Hollywood-it ndodhet në Cambodia bashkë me fëmijët e saj për të promovuar filmin e ri “First they killed my father”, ndërkohë që kur u pyet nga gazetarja e BBC News për jetën pesonale lotët u shfaqën menjëherë në sytë e saj.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveç se dua të them se ishte një periudhë shumë e vështirë, megjithatë ne jemi një familje dhe gjithmonë do të jemi një familje”, tha ajo, dukshëm e emocionuar.

“Ishte shumë e vështirë”, shtoi aktorja 41-vjeçare në vazhdim duke thënë: “Shumë njerëz gjenden në të njëjtën situatë. E gjithë familja kaloi një kohë të vështirë”.

Angelina përfunoi duke thënë se fokusi i saj janë vetëm fëmijët, fëmijët e tyre.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here