Foto/ Shihini mirë këto dy vajza, ato janë xhepistet e rrezikshme të Tiranës

0
216

Këto dy vajza që shihni në foto janë Evangjelia L., dhe Anxhela B., të dyja 18 vjeçe dhe prej kohësh janë kthyer në një makth për banorët e Tiranës.

Sipas policisë, mëson “Panorama”, dy vajzat kanë vjedhur një telefon “Samsung”, të shtetases A. S., si dhe çantën me (7 mijë lekë) të shtetases M. S.

Dy të rejat janë arrestuar nga policia pas një hetimi të gjatë.

Mësohet se gjatë vjedhjeve, njëra prej vajzave bënte roje, ndërsa tjetra vepronte.

Në shumë raste ka pasur edhe aparate celularë të vjedhur nëpër lokale, teksa klientët mund t’i linin në karikim. Në raste të tjera dy xhepistet dilnin me thikë në rrugë dhe kërcënonin gra ose vajza për t’i marrë çantën.

Mësohet se vajzat vepronin në disa prej linjave të Tiranës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here