Misteri i rrathëve në Jordani

0
285

10

Shkenca ka njohur zhvillime të shpejta dhe tashmë është shumë i lehtë analizimi i disa fenomeneve. Por shkenca nuk ka mundur të bëjë asgjë për zgjidhjen e disa mistereve që mundojnë njerëzimin prej shekujsh. Një ndër këto raste është edhe rasti i rrathëve në Jordani dhe Siri, të cilët prej një shekulli studiohen, por pa u gjetur ende arsye e vërtetë e krijimit të tyre.

8 rrathë të mëdhenj janë regjistruar në perëndim të Jordanisë midis Wadi el-Hasa dhe rrafshnaltës së Shara-s, ndërsa 4 të tjerë janë në Siri. Diametri i tyre varion nga 220 metra në 455 metra. Zbulimi i parë u bë në vitin 1920, por ende sot nuk është zgjidhur misteri i këtyre rrathëve.

“Disa prej tyre janë rrathë të thjeshtë, jo shumë simetrikë. Ndërsa disa prej tyre kanë një simetri perfekte”, tha kërkuesi David Kennedy. Qëllimi i këtyre rrathëve ende nuk dihet dhe prej vitesh arkeologët janë duke studiuar për të gjetur shkakun e krijimit të tyre. Materialet e gjetura deri tani tregojnë për një krijim të hershëm të tyre, që varion nga epoka e bronzit deri në periudhën romane, diku nga shekulli shtatë.

Së fundmi, një grup kërkuesish nga Australia perëndimore ka intensifikuar përpjekjet e zgjidhjes së këtij misteri.

David Kennedy, drejtuesi i skuadrës së arkeologëve, lidhur me ndërtimin e këtyre rrathëve tha se është treguar një kujdes i madh në ndërtimin e tyre duke përfshirë një duzinë punëtorësh, ndoshta edhe një arkitekt. E ndërsa kërkimet vazhdojnë, misteri i këtyre rrathëve vazhdon të ngelet pa një shpjegim logjik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here